E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e Serbiatë bisedojnë përqytetarët në veri

PRISHTINE- Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë pa i emërtuar temat, në frymën e bashkëpunimit regjional dhe duke i respektuar vijat e kuqe të njëra-tjetrës, ka thënë në një intervistë për "Kohën Ditore" ambasadori italian në Kosovë Michael Giffoni.

Sipas këtij diplomati, që është edhe lehtësues i BE-së për veriun, Prishtina dhe Beogradi duhet që të dialogojnë për jetën e qytetarëve serbë në veri dhe gjithandej Kosovës. Sipas tij, aranzhimet “fleksibile që përmirësojnë jetën e qytetarëve nuk duhet parë si shkelje e sovranitetit të Kosovës”, gjë që nuk e dëshiron asnjë vend që e ka njohur shtetin e ri.

Giffoni nuk ka dashur që t`i komentojë paralajmërimet e EULEX-it për arrestime në veri, duke thënë se këto çështje i takojnë ekskluzivisht misionit evropian për sundimin e ligjit. Sipas tij, EULEX-i e ka mbështetjen e plotë në luftimin e "rrjeteve të errëta kriminale", por duhet që të fokusohet edhe në ndërtimin e potencialit që do ta bënte shoqërinë kosovare më rezistuese ndaj korrupsionit.

Giffoni konfirmon se BE-ja ende po bën përpjekje ta bindë Serbinë që para Asamblesë së Përgjithshme të prezantohet një rezolutë e përbashkët.
(m.a/kd/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›