E Diel, 1 Nëntor 2026

9 vjet nga 11 shtatori SHBA perkujton viktimat e sulmeve terroriste

Shtetet e Bashkuara pergatiten te perkujtojne nentevjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit ndersa vazhdojne debatet ne lidhje me ngritjen e nje qendre islamike ne afersi te Tokes zero sic quhet vendi ku dikur ngroheshun kullat binjake si dhe per planet e nje pastori per djegien e kuranit.

Ne nje fjalim drejtuar kombit presidenti Obama kerkoi respektimin e te gjitha besimeve fetare duke iu referuar djegies se kuranit plan qe shkaktoi protesta ne mbare boten arabe. Pastori nga Florida ka mberritur tashme ne Nju Jork edhe pse duket se ka hequr dore nga planet e veta pas presionit te forte te autoriteteve me te larta amerikane.

Presidenti amerikan Barak Obama sebashku me sekretarin e Mbrojtjes Robert Gejts do te marrin pjese sot ne nje ceremoni perkujtimore ne Pentagon. Me heret ne nje konference per shtyp ne vigjilje te 11 shtatorit presidenti u tha gazetareve se ishte krenar per unitetin kombetar qe pasoi sulmet terroriste.

Une mendoj se eshte absolutisht e rendesishme qe shumica e qytetareve amerikane te respektoje ate qe kemi me te miren brenda vetes besimin ne tolerancen fetare tha Obama.

Ne Nju Jork emrat e 2752 njerezve qe humben jeten nga ato sulme do te lexohen me ze te larte nga anetaret e familjeve te tyre. Atje do te mbahen minuta zije pikerisht ne kohen kur avionet goditen njera pas tjetres kullat binjake dhe kur ato u shemben.

Aktivitete perkujtimore po mbahen ne gjithe vendin per te nderuar viktimat. Ne ceremonine zyrtare ne Nju Jork do te marre pjese nenpresidenti Xhozef Bajden dhe zonja e pare Mishell Obama ndersa ish zonja e pare Llora Bush do te shkoje ne Shanksvill te Pensilvanise ku u perplas avioni i katert i rrembyer.

Pasi keto ceremoni perkujtimore te kene mbaruar do te nisin marshimet nga te dyja palet pro dhe kunder ngritjes se qendres islamike dhe xhamise ne afersi te Tokes Zero. Te dyja palet kerkojne te perdorin emocionin qe percjell kjo dite per te promovuar kauzat e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›