E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat serbeJeremic mund tejape doreheqjen

BEOGRAD- Mediat ne Serbi raportojne se ministrit te Jashtem serb Vuk Jeremic mund ti kerkohet te jape doreheqjen. Sipas gazetes serbe Danas qe i referohet televizionit B92 presidenti Serb Boris Tadic do te zhvilloje nje takim me ministrin Jeremic me tu kthyer nga Nju Jorku pas prezantimit te rezolutes per Kosoven te pergatitur nga Bashkimi Europian dhe Serbia.

Doreheqja e shefit te diplomacise serbe eshte kerkuar kohet e fundit nga Partia Liberal Demokrate Partia Serbia e Re dhe Partia Progresive Serbe e Tomislav Nikolic.

Ky i fundit madje kerkoi edhe largimin e kryeministrit serb Mirko Zvetkovic duke qene se e konsiderojne nje humbje prezantimin e rezoluten serbe te ndryshuar ne OKB. Sipas te perditshmes Danas Jeremic do te kthehet menjehere nga Nju Jorku ku dhe do te takohet ne menyre urgjente me presidentin Tadic.

Burimet per kete gazete thane se Tadic nuk e ka vendosur ende nese do ti kerkoje ministrit te Jashtem doreheqjen. Jeremic ishte nje prej zyrtareve serbe me aktive ne perpjekjet per te bindur komunitetin nderkombetar ne rinisjen e negociatave me Prishtinen per statusin e Kosoves por brenda nje periudhe te shkurter u perball me disa disfata njera prej te cilave ishte edhe pergjigjeja e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise se pavaresia e Kosoves nuk shkeli te drejten nderkombetare.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›