E Diel, 1 Nëntor 2026

90-vjetori i Besim Zekthit, nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”, koncert në Universitetin e Arteve

Në nder të 90-vjetorit të lindjes së legjendës së valles shqiptare, Besim Zekthi, nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” sollën një koncert të posaçëm kushtuar jetës dhe veprës së tij.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Gjimnazit “Qemal Stafa”, si dëshmi e vazhdimësisë së trashëgimisë kulturore brez pas brezi, nga rrënjët drejt së ardhmes.

Koncerti erdhi si një homazh për artistin e pazëvendësueshëm që e ktheu vallen shqiptare në identitet.

Besim Zekthi, një legjendë e skenës shqiptare, interpretoi mbi 200 valle si solist, duke krijuar qindra figura artistike që mbeten të paharrueshme.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›