E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/Përgatisnin tableta me ekstazi në banesë dhe i shisnin në lokalet e natës, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi kishin përshtatur banesën e tyre në ambient për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi me qëllim shitjen më pas në lokalet e natës.

Shërbimet e policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Blue Punisher”, bën të mundur sekuestrimin e 2200 tabletave me ekstrazi (MDMA).

Në pranga ranë E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të dy të banues në Tiranë dhe të afërm me njëri-tjetrin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Blue Punisher”. 

Kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, vihen në pranga 2 shtetas (të afërm).

Sekuestrohen 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA). 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›