93 vjet kryeqytet Bashkia e Tiranes starton aktivitetet
Në 93 vjetorin e Tiranës kryeqytet Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh, të cilat startuan sot me një konferencë në Akademinë e Shkencave. Në këtë aktivitet, kryebashkiaku, Lulzim Basha shprehu mirënjohje për familjet e mëdha tiranase për kontributin e dhënë ndër vite për formimin e kryeqytetit shqiptar, për patriotët e mëdhenj që ndihmuan në ngritjen e institucioneve.
Më 11 shkurt 1920, qeveria e zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë dhe godina e Akademisë së Shkencave shërbeu si parlamenti i parë në kryeqytetin shqiptar.
Me rastin e 93 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi si aktivitet të parë “Qeveria e parë në Tiranën kryeqytet”.
Berisha: Rama u mbylli shqiptarëve derën e integrimit Vlerësime dhe mirënjohje janë përcjellë për të gjithë ato figura që bënë të mundur jo vetëm formimin por dhe zhvillimin e metropolit shqiptar dhe nga kreu i qeverisë, Sali Berisha. Sipas tij, Tirana është lokomotivë e zhvillimit shqiptar. Por ndalur në vlerësimet e tij, Kryeministri i mëshoi faktit se në të gjithë historinë tonë kombëtare se qeveria e Sulejman Delvinës është qeveria më reformatore që shqiptarët kanë patur ndonjëherë. “Luftën e Vlorës historia e ka falsifikuar. U armatosën u stërvitën u mbështetën nga qeveria e Vlorës për çlirimin e saj dhe territoreve të tjera të pushtuara. Qeveria që u instalua në Tiranë ndërmori reforma historike. Vendosi zgjedhjet e lira e të ndershme. Përshendes kryetarin e Bashkisë së Tiranës për projektet e kësaj bashkie që janë hovi lirik i këtij qyteti. Në një kohë të shkurtër do të kapet koha e humbur, koha e ndaluar dhe Tirana do të shndërrohet në një nga ëndrrat më të bukura jo vetëm të Shqipërisë”, vuri në dukje Berisha. Njëkohësisht, kreu i ekzekutivit rikujtoi dhe një nga nismat më të rëndësishme të kësaj bashkie, ajo për ndërtimin e Xhamisë, punimet e saj do të startojnë në mars. Por, në zhvillimin e Tiranës kryeqytet, Berisha u ndal dhe në periudhën në të cilën kjo bashki u drejtua për 11 vite radhazi nga kryetari aktual i PS-së, Edi Rama, kohë në të cilën, qytetarëve iu mbyllçdo mundësi komunikimi me parlamentin e tyre vendor. “Në memorien e kohërave do të mbetet vota e 31 marsit e vitit 1991, ku qytetarët e Tiranës, në zonën ku dikatori i fundit mendonte se ishte më i sigurt e nxorën jashtë politike. Sot ka një fakt shumë të hidhur, njeriu, që qeverisi Tiranën për 11 vjet si shpërblim për votën e qytetarëve të këtij qyteti të mrekullueshëm u mbylli derën e integrimit. E la Tiranën në mënyrë më të paimagjinueshme jashtë familjes së kryqyteteve të vendeve anëtare. E bën këtë jashtë çdo lloj sensi mirënjohje për këta qytetarë, pa asnjë respekt për vokacionin perëndimor, vokacion të cilin shqiptarët e kanë paguar me çmimin më të lartë. Janë bërë sakrificat më të jashtëzakonshme si përpjekjet më të jashtëzakonshme për ta rrënuar këtë vokacion. Kam bindjen më të madhe se më 23 qershor qytetarët e Tiranës dë të votojnë për 93 vjetorin dhe qindra vite të ardhshëm si lokomotovë e këtij kombi drejt zhvillimit dhe Europës”, nënvizoi Berisha.
Reagon Rama: Pas 23 qershorit Tirana do njohë një hov të ri zhvillim
Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në rrjetin social TWITTER, pas deklaratave të kryeministrit Berisha në ceremoninë me rastin e 93-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Rama thotë se pas 23 qershorit Tirana do njohë një hov të ri zhvillim, pasi PS do risjellë fuqinë transformuese të fillimviteve 2000. Për Ramën, Tirana do jetë lokomotiva e fitores së Rilindjes ndaj Rrënimit; Rendit Ligjor ndaj Krimit e Abuzimit; Barazisë sëe Mundësive ndaj Padrejtesise.
Sipas tij, qeveria që do dalë nga vota për një Rilindje Shqiptare do bëjë për Tiranën gjithçka u pengua nga pushteti i votave të vjedhura të 2009-ës dhe 2011-ës.