Moti te gjitha akset nacionale te hapura problem ngricat

Ngricat janë ato qe po shkaktojnë probleme ne disa akse, ndonëse asnjë prej tyre nuk është i bllokuar.
Vështirësi në qarkullimin e automjeteve ka patur në Qafë- Kërrabë e Qafë Thanë, edhe pse aty është hedhur vazhdimisht kripë e skorje. Policia rrugore ka lejuar vetëm lëvizjen e automjeteve me zinxhirë.
Nga Drejtoria e Emergjencave thuhet se nuk ka rruge kryesore te bllokuar, por vetëm komuna ne zona te thella, te Shkodres, Pukës, Gjirokastër, Korçe, Librazhd e Kukës.
Aksi Korçe- Erseke- Leskovik qarkullohet vetëm me zinxhirë, e ne te njëjtën gjendje ndodhet edhe Qafa e Llogorasë ne Vlore apo rruga Koplik- Kelmend.