E Shtunë, 31 Tetor 2026

A Balkan Tale ekspozita ne pedonalen e Tiranes

Një ekspozitë sensibilizuese mbi ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore, arkitektonike e fetare është çelur në rrugën pedonale në kryeqytet me mbështetjen e bashkisë së Tiranës, ku ishte i pranishëm dhe nënkryetari i bashkisë Petrit Vasili.
Ekspozita titullohet “A Balkan Tale” dhe sjell 50 fotografi, të realizuara nga 5 fotografë nga 5 vende të ndryshme të Ballkanit. Mesazhi i saj është e kaluara e përbashkët ballkanike, në Perandorinë Osmane, atëherë kur ende nuk ishin ndezur gjakrat nacionaliste. Ekspozita u kurua nga, arkitekti Artan Shkreli,

Mesazhi që kjo ekspozitë përcjellë është fakti që Ballkani nuk ka vetëm sherre dhe luftëra, por edhe pika përbashkuese. Ka pasur një kulturë, që nën ombrellën e Perandorisë Osmane i ka bashkuar këta popuj dhe i ka bërë që ta shohin kontaktin e tyre me arkitekturën, natyrën, zakonet, me vetveten, në mënyrë shumë të ngjashme.
Kjo ekspozitë ka për qëllim të stimulojë debatin publik mbi historinë e Ballkanit, për të treguar historinë e përbashkët, mbështetur në një bashkekzistencë etnike dhe fetare, por edhe për të sensibilizuar opinionin publik për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore. Në të paraqiten plot 50 fotografi monumentesh, të realizuara nga 5 fotografë të njohur, fitues çmimesh, nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana dhe Serbia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›