E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkejetese me kohen libri me i fundit i Teodor Lacos

“Bashkëjetesë me kohën” kështu titullohet vepra më e fundit e shkrimtarit Teodor Laço që u promovua në ambientet e ministrisë së Kulturës, ku morën pjesë personalitete të shumta të letrave si i –pranishëm në prezantimin e veprës së Lacos ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sequi. Në këtë vepër shkrimtari sjell shënime politike, letra intime një guxim nga ana e Laços që është edhe mirëpritur dhe kuptuar.

Gjatë fjalës së tij Laço tha se shkrimtari e ka të vështirë të flas për veprën e tij, por një gjë është e sigurt pozicioni im politik është i mirëpërcaktuar si një politikan i djathtë.

Ndërkohë që kolegët shkrimtarë, të cilët kishin lexuar veprën vlerësuan pasqyrimin me vërtetësi të ngjarjeve
Shkrimtari përmes shënimeve të tij të cilët janë ndër të parët që publikohen për rrugëtimin drejt demokracisë thotë se: Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›