E Shtunë, 31 Tetor 2026

A DO TË KETË RILINDJE ME ILIR METËN?

Artan Mullaj

ARTAN MULLAJ

Artan MullajPërfytyroni çndodh në një harem. Një vajzë gjysmëlakuriqe, por me fytyrë të mbuluar nga ku duken vetëm dy sy të zinj që lëshojnë xixa epshi, sillet vërdallë Sulltanit të radhës. Edhe pse burrë i shtyrë në moshë, ky e ndjek me sy të lëngëzuar, ndërsa gjaku po i hipën në kokë. Ambient romantik, flakëza e llambës lëpin lëkurën e zbuluar për ti dhënë shkëlqimin ndezës të epshit. Nuk është e vështirë për balerinën e njomë të trazojë prushin e dëshirës së sundimtarit. Një nga një, e pastaj të gjitha bashkë, si fijet e shkrepëses në kuti, ajo do ti kthejë në flakë hormonet e mashkullit të joshur. Vërtitet, përkulet, përdridhet dhe ajri rreth saj merr me vete vibrimet e dashurisë së femrës joshëse për tia përplasur drejt e në hundën plot qime Sulltanit. Shfaqja vazhdon, ndriçimi i llambave me vaj bukove zbehet, atmosfera nxehet, pastaj flakëron sërish kur papritur vajza zbulon edhe fytyrën. Atëherë, që aty, këlthet dëshira për të ndier afër perandorin osman të botës, sepse burri atë çast shndërrohet në mashkull. Arsyeja largohet si reja e zezë, për ti lënë vendin avullit dehës dhe instiktiv të dëshirës. Pushteti gjunjëzohet para epshit. Sulltani ndien djersën në shpinë; është momenti! Pas pak do të ndodhë mëkati i radhës, të premten e radhës, me të preferuarën e radhës.

Sulltan pas sulltani kështu ka ndodhur. Të kërrusur prej pushtetit të madh, pasurisë, por edhe prej pleqërisë, mjekërgjatë e seksomanë, si të dalë nga i njëjti kallëp prej gize, ata gjeneruan dhe mbërthyen në historinë e perandorisë së tyre fenomenin e poshtërimit të femrës. Sundim pas sundimi, përmes rutinës së haremit, ata krijuan perceptimin e kobshëm se gruaja në botë smund të ketë veç dy misione. Të fshijë nga kujtesa e saj lirinë dhe të jetë një krijesë, që merr frymë, thjesht për të përndezur hormonet.

Po e supozoj haremin si një institucion të turpit, pamoralshmërisë. Dhe po shtroj pyetjen: Çfuqi, që nuk u gjend kurrë në Mesjetë, do të mund të ndryshonte këtë ndotje institucionale të moralit? Çgjë do të mund ta frenonte rrëmbimin e vajzave të bukura sllave nga trevat e largëta për orgjitë e sulltanarëve? Cili zhvillim do të mund ti jepte fund shpërdorimit barbar dhe përdhunimit të ligjshëm të tyre prej mjekërgjatëve? Vëmendje: Çvorbull civile do të mund të shkatërronte këtë kasaphanë shpirtërore vajzash pra, që merrnin frymë vetëm për të ndezur epshe dhe shuar epshe?

Përgjigjja se fuqia mund të gjendej te sulltanarët, te vullneti i tyre për të hequr dorë, është e pashpresë. A mundej ata të hiqnin dorë nga qejfi dhe epshet, për shkak të moralit? Është si ti kërkosh një milingone të tërheqë me një fije floku një vagon treni! Cili mashkull do të mund të përballonte, të shkuarën, të tashmen, të ardhmen të mbledhura të gjitha në magjinë e një dëshire ku qeverisin përjetësisht instinktet, orekset dhe shtazëria?

Pra haremi, dhe bashkë me të edhe poshtërimi femëror, nuk mund të merrnin fund për shkak të vullnetit të njërit prej sulltanëve të radhës; secili, sado shenjtor të ishte nga natyra, do të binte pre e dëshirave të ndaluara, e kurtheve instiktive dhe grykësisë, si miza në rrjetën e merimangës.

Megjithatë, një moment, haremet u fshinë! Por u fshinë vetëm atëherë kur, heqja e tyre nuk ishte më çështje e vullnetit të sulltanarëve, as njerëzve, por çështje e institucionalizimit dhe demokratizimit të vullneteve të tyre. Çdo të thotë kjo?

Në përfundim të epokës së sulltanateve u desh të bëhej një revolucionarizim perceptimi për femrën në shoqëri. Këtij perceptimi i parapriu një opinion i përgjithshëm civil për perversitetin e këtij fenomeni. Për të shpëtuar femrën nga haremi dhe Turqinë nga turpi shekullor i shpërdorimit femëror, u desh jo ndërrimi i Sulltanëve, rebelimi i robinjave në hareme, ndërrimi i tabureve, sarajeve, kadinjve, ndërtesave, shekujve, por u desh ky opinion që i parapriu krijimit të një sistemi ekzekutiv, fuqiplotë, për shkak të mbështetjes kolektive që i dha shoqëria. Ky sistem ndryshoi epokat. Por kush i paraprin, i ndez, i provokon këto opinione të shëndetshme në histori? Idetë. Idetë e kujt? Idetë e intelektualëve, mendjeve të shquara.

***

Meqë jemi në ditët e nxehta të përkufizimit të moralit, për të krijuar analogjinë e nevojshme, ti përthithemi kohës sonë. Ilir Meta nuk ishte i trashëguar si sulltan! Ra nga qielli si i tillë, për shkak se elitat politike në vend skanë pasur shumë ndryshim nga haremet osmane të Mesjetës. Kanë qenë, siç thotë Shenasiu, jo elita, por KATUNDARIA. Por çfaj ka ai që kushedi çerë fryu për ta futur në politikë e bërë kryeministër qysh në adoleshencë, pikërisht atëherë kur akoma nuk e kish fituar ende kafshoren e parë me djersën e tij? Çfaj kish ai nëse gjalpi dhe marmelata iu shtruan në sofër që në vegimin e parë? Ashtu si balerinat u vinin vërdallë sulltanëve, edhe Metës, Nanos, Saliut, i patën ardhur rrotull mundësitë. A mundej sulltani të sfidonte tundimin dhe mos prekte një çast kofshët e njoma gjithë muskuj të biondinave, sa kohë i silleshin para hunde? Jo! A mundeshin pashallarët tanë të pushtetit mos hidhnin një firmë prej së cilës do të rridhnin si gruri nga kombajnat disa miliona në xhepa. Sigurisht që jo! Sulltani ishte i lirë të prekte gjinjtë e fortë si fruta Dvorani të balerinave, njëlloj si Ilirin, Fatosin, Saliun, si pengonte gjë të mbanin thellë nën astar, një bllok, një laps e stilolaps, për të bërë llogaritë në mes të bollëkut. Sepse i tillë ishte dhe është sistemi!

Po të ishte, bie fjala, miku amerikan i shtëpisë, malësori trim Ben tropojani, devolliu fin i bashkisë, kryetari i Gjykatës së Korçës, Titi simpatik i Prefekturës Librazhd, kryekëshilltari Njazi Kosovrasti në Tiranë, apo socialisti dhe surrealisti Nuredin, e kushdo qoftë, a sdo të kishin bërë të njëjtën gjë, me duar të lira, nëse do ti kishin të lira, (por jo me duar të pastra), në vendin e Metës, Tosit, Saliut? Në fakt, të njëjtën gjë po bëjnë autoritarët gjithandej!

***

Trazuar nga koalicioni PS-LSI, shumë analistë kanë marrë rrugën drejt majës së Korabit në këmbë, kush e kush të përkufizojë më bukur dhe më i pari moralin. Dhe çpo bëjnë? Po u kujtojnë kureshtarëve me tundjen e tyre historinë e kambanës. Po këmbëngulin të gjejnë 140 arsyet e koalicionit të gabuar Rama-Meta, që janë më shumë dhe më kot se 40 arsyet se përse nuk ra kambana, ndërkohë që kambanë nuk kish. Zhurmë e kotë kolegësh! Çkuptim ka e do të kish shkëlqimi i moralit, fryma, ndershmëria nëse në Shqipëri do të vazhdojë të sundojë pandershmëria? A ka kuptim të flasësh për moralin sa kohë në pushtet është NDOTJA e tij? Kështu, disa analistë i fryjnë një zjarri që flakëron pranë shtëpive të tyre, duke rrezikuar edhe veten e tyre. Rrezikojnë, sepse nuk e kanë kuptuar që së pari duhet gjetur kambana. Më parë duhet të ikë Saliu, me çfarëdo lloj koalicioni! Më parë duhet të shuajmë zjarrin, të shpëtojmë shtëpinë, pastaj hajt të mendojmë për ngjyrën e perdeve dhe oxhakun në sallon. Shkurt të rrëzojmë regjimin për të ndryshuar sistemin. E kotë të lustrosh këpucët për të ecur në një rrugë me baltë. Më parë duhet shtruar rruga. Sistem i ri, ku nuk do të jetë më Saliu, do të thotë RILINDJE! Nuk mund të ketë moral pa RILINDJE! Rilindje do të thotë një epokë e re, ku nuk do ti lihen më hapësira Ilirit, Edit, Saliut, Artanit, Gerinës, Estarielës, të fusin duart në pasurinë publike e të mbajnë blloqe me vija katrore në xhepa. Sepse prona publike është e shenjtë! Nuk na takon ne, ajo u takon fëmijëve tanë!

Të jesh i fisëm në kohën tonë nuk është e vështirë. Mjafton të mbështetësh idetë e mira dhe të mbështetësh sistemin e ri të qeverisjes së moderuar, që do ta mbronte pasurinë kombëtare nga babëzitë, politikën nga ndotja e moralit, lirinë qytetare ng

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›