E Diel, 1 Nëntor 2026

A Journey libri i Tony Blair ne treg

Tony Blair eshte politikani qe i jep forme kohes sone. Keshtu shkruajne gazetat britanike ne diten e hedhjes ne treg te librit autobiografik ldquoA journeyrdquo i cili ashtu sic pritej ka plotesuar parashikimet e nje botimi qe do te ngjallte shume interes.

Dalja e Tony Blair si lider i Laburisteve ne vitin 1994 shenoi thuajse nje levizje sizmike ne politiken britanike. Ne pak vite ai arriti te trasformonte partine dhe e rreshtoi vendin pas tij duke u bere keshtu kryeminister ne vitin 1997 me fitoren me te thelle ne historine e Laburisteve e duke i dhene keshtu fund 18 viteve te qeverisjes se konservatoreve. Ai i drejtoi laburistet ne 3 here mandat ne krye te qeversjes britanike si figura me dominante politike ne dy dekadat e fundit.

ldquoA Journeyrdquo ndash ldquoUdhetimirdquo eshte jeteshkrimi i pare i Tony Blair per vitet e tij ne detyre dhe me pas. Aty ai pershkruan per here te pare rolin e tij ne formesimin e historise britanike aktuale qe nga vdekja e princeshes Diana deri te lufta kunder terrorizmit.

Ai zbulon vendimet e lidershipit qe ishin te nevojshme te merreshin per te modernizuar partine e tij marredhenien me koleget e tij Gordon Brown dhe Piter Mendelson negociatat e paqes me Irlanden e Veriut betejen per edukimin dhe shendetin zbatimin e reformes publike me te madhe te ndermarre qe nga 1945 si dhe raportet me lideret me te medhenj te skenes boterore qe nga Mandela dhe Klinton te Putin dhe Bush.

Ai analizon besimin te nderhyrja etike qe e coi ate ne vendimin per nderhyrje ushtarake ne Kosove Sierra Leone dhe Afganistan si dhe ajo me kryesorja nder te gjitha lufta ne Irak. Ashtu sic shkruhet edhe ne sitin e ish- kryeministrit britanik ldquoUdhetimirdquo eshte nje liber per natyren dhe perdorimin e pushtetit politik.

Tony Blair shkruan per ulje-ngritjet e karrieres se tij. Ai eksploron sfidat e udheheqjes dhe shpjegon pse ka kerkuar gjithmone mbeshtetjen e opinionit publik dhe e ka ngritur zerin per gjerat tek te cilat besonte.

Por ai shikon edhe perpara ne marredhenien e pushtetit me ekonomine si dhe rolin ndryshues te Britanise duke i adresuar asaj ceshtje vitale dhe komplekse per boten tone globale. Ne mes miliona fjaleve qe jane shkruar per te ky liber konsiderohet unik eshte rrugetimi i tij permes fjaleve te tij.

Mira Tuci Azhornuar se fundi e merkure 01 shtator 2010

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›