E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikona katolike e bamiresise Nene Tereza dhe polarizimi mbi vepren e saj

DW Z. Alpion. Ju jeni marre shume me figuren e Nene Terezes. Nese u hedh nje sy artikujve studimeve dhe shkrimeve te botuara mbi figuren e vepren e saj has ne teza te tilla si Engjelli i te Varferve - E shenjta e Erresires E Shenjte apo Engjell i Djallit Engjelli i vdekjes se Kalkultes. Perse eshte polarizuar kaq shume a ka pasur vertet ambivalence figura dhe vepra e saj

Alpion Po qe Nene Tereza ka ngjallur interes ne publik dihet sidomos pas akordimit te mimit Nobel ne vitin 1979. Por filluan artikuj teper agresive per Nenen Tereze sidomos artikuj te botuar nga Christopher Hitchens e me vone nga kritiku Aroup Chatterjee te cilet filluan ta atakojne figuren e Nene Terezes ne disa plane. Keshtu qe nuk me cudit fare qe pervec levdatave qe ka per Nene Terezen ne shtypin perendimor here pas here qarkullojne edhe shkrime negative per sa i perket figures se Nene Terezes. Dhe Nene Tereza pavaresisht nga perkrahesit e saj te shumte qe ka gjithmone ka ngjallur debate disa debate ashtu sic thoni ju jane me nota teper negative.

DW Pas publikimit postum te letrave te Nene Terezes publikut iu shfaq nje tjeter ane e figures se saj cfare ishte ne thelb dyshimi mbi kuptimin e jetes. Si shpjegohet qe nje njeri qe ju perkushtua kaq shume dashurise per tjetrin duke iu dhene dore njerezve ne nevoje te dyshoje mbi kuptimin e jetes. Apo eshte pikerisht kontakti me vuajtjen qe mund ti kete ngjallur asaj keto pikepyetje

Alpion Ashtu sic thoni ju ne vitin 2007 u botua nje pjese e mire e letrave nga Doubleday Mother Teresa Come Be My Light ne Amerike. Por studiuesit e Nene Terezes e dinin qe ajo ka pasur dyshime edhe krize shpirterore por sigurisht jo ne permasat qe u bene te qarta pas botimit te disa letrave ne kete volum. Qe njerezit e fese besimtaret kane krize shpirterore eshte mese e natyrshme. Keshtu qe ne kete kuptim Nene Tereza nuk eshte e vetmja. Disa nga shenjtoret me te medhenj te kristianizmit kane pasur dyshime madje edhe vet Krishti perpara se te kryqezohej sipas Testamentit te Ri pati edhe nje moment dyshimi se sipas tij Zoti e harroi. Pra eshte mese normale qe nje njeri fetar te kete dyshime tek Zoti. Ne katolicizem dhe ne dege te tjera te kristianizmit ashtu si edhe ne fete e tjera dihet se ka nje tradite teper te larmishme mistike. Dhe mistiket jane vecanerisht ata njerez te cilet kane prirje me te zhvilluara se njerezit e tjere dhe ne marredhnien qe krijojne me Zotin kalojne neper nje periudhe qe quhet periudha e erresires shpirterore. Dhe Nene Tereza ne kete drejtim nuk ben perjashtim edhe ajo e pati ate krize te madhe. Ndryshe nga mistiket e tjere une argumentoj sidomos ne studimin e ri qe e kam filluar para tri vjetesh se kjo krize shpirterore e Nene Terezes nuk mund te trajtohet dhe nuk mund te perceptohet dhe te kuptohet po qe se shikohet thjesht ne traditen e kesaj nate te erret te shpirtit sic thote Shen Gjoni i Kryqit. Ajo duhet kuptuar ne aspektin specifik te Nene Terezes. Ajo qe e dallon Nene Terezen ne kete drejtim eshte jo vetem intensiteti i jashtezakonshem i krizes shpirterore por edhe jetegjatesia e kesaj krize qe zgjati per afro 50 vjet. Pra ne kete drejtim Nene Tereza eshte me te vertet unike

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dr. Gezim Alpion sociolog dhe studiues ne Universitetin e Birmingamit autor i librit Mother Teresa - Saint or Celebrity

DW Z. Alpion ju thoni unike - Nene Tereza eshte unike atehere sipas jush cili ka qene perkufizimi i Nene Terezes per besimin

Alpion Nene Tereza besonte tek falja. Dhe gjithmone ajo falej. Dihet tani qe Nene Teresa eshte gerryer nga mosbesimi dhe armiqte e Nene Terezes kane arritur ne konkluzionin e gabuar se Nene Tereza ishte ateiste. Ndersa Nene Tereza me faljen e saj te vazhdueshme me bamiresine e saj te vazhdueshme pavaresisht nga kjo krize e madhe shpirterore vet fakti qe me nje stoicizem te tille me nje privim te jetes morale pavaresisht nga dyshimet qe kishte vazhdoi ti perkushtohej Krishtit ky eshte nje shembull i madh vetmohimi. Vetem per kete kisha eshte dashur ta shpalle Nene Terezen - shenjtore dhe te mos i zvarrise kembet. Pra eshte ky intensitet dyshimi dhe ky intensitet perkushtimi qe e ben Nene Terezen te ndryshme nga mistiket e tjere qe permenda me siper.

DW A mos valle kisha e ka vene tashme ne pikepyetje shenjterimin e saj Apo ka vetem zgjatje te procedures

Alpion Jo. Nuk mund te them se letrat jane arsyeja perse po zvaritet shenjterimi i Nene Terezes por jam i bindur qe letrat nuk e kane ndihmuar shenjterimin e saj. Ndoshta shenjterimi po zvarritet pas vdekjes se Papa Gjon Palit te Dyte i cili ishte i prirur ta pershpejtonte shenjterimin. Tani me sa duket kjo nuk eshte fatkeqesisht nje nder perparesite e Vatikanit. Dhe Vatikani nuk duhet ta zvarrise kete me teper sepse dihet kontributi i madh i Nene Terezes ne postmodernizem si nje ikone katolike bamirese ne bote.

DW Do te desha te permend nje citat te Nene Terezes se si ajo vazhdimisht gjate gjithe jetes e ka pershkruar vetveten dhe vepren e saj me fjalet Une nuk jam asgje. Nuk ka asgje per te raportuar per mua. Une jam nje vegel ne dore te Zotit. Ndaj ju nuk duhet te flisni per mua por per vepren time per te cilen me ka apeluar Zoti. E megjithate eshte shkruar analizuar e debatuar kaq shume per figuren e saj. Ju jeni autor i librit E Shenjte apo e Famshme. Ne ckonkluzion keni arritur ju per figuren e Nene Terezes

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Alpion Te shkruash per Nene Terezen dhe ti perkushtohesh Nene Terezes si studiues sic kam bere une prej vitit 2003 eshte e veshtire te mos influencohesh nga Nene Tereza. Nuk flas ne aspektin qe te pranosh katolicizmin e te tjera sepse une nuk jam fetar por nuk jam as ateist Une si studiues e kam zgjedhur qellimisht titullin e librit ne forme pyetjeje sepse per mendimin tim cdo liber duhet qe ti shtroje nje ose disa pyetje lexuesit. Per mendimin tim a eshte Nene Tereza e shenjte apo e famshme nuk ka rendesi se cmendoj une. Por une nga letrat qe marr nga studiues dhe nga lexues te ndryshem te pakten ndiej kenaqesi si studiues sepse me thone se e kane kuptuar qe une nuk jam i njeanshem ne trajtimin e Nene Terezes. Pra si studiues une merrem me fakte i analizoj faktet dhe nxjerr konluzione te cilat shpeshhere nuk u pelqejne njerezve. Por ajo qe eshte me e rendesishme per mua eshte objektiviteti si studiues dhe ne fund te fundit kjo me jep kenaqesi mua. Dhe Nene Tereza me ka ndihmuar jashtezakonisht per te kuptuar se sa njeri i thelle eshte Nene Tereza dhe sa e rendesishme eshte qe njerezit te kene besim. Nuk ka rendesi se cfare besimi. Mjafton qe te kete besim Dhe kjo eshte nje arsye mendoj une qe do te argumentoj ne librin e ri se kjo murgeshe e shenjte por ne te njejten kohe e famshme vendosi do te argumentoj une qe te mos dale publikisht per dyshimet qe kishte sepse e kuptonte se sa e rendesishme ishte ajo si figure publike sa shume njerezit besonin ne te dhe sa shume dem do ti bente ajo jo thjesht katolicizmit por thjesht njerezimit duke ua demtuar miliona njerezve besimin tek Zoti. Pra ishte nje zgjedhje personale per Nene Terezen por edhe nje zgjedhje ne sherbim te interesave te njerezimit. Pra per nje ikone te medias si Nene Tereza qe e dinte shume mire se cdo fjale e saj do te regjistrohej nga mediat dhe do te trajtohet dhe keqtrajtohet ajo me teper vendosi qe ta specifikoje veten me heshtje. Dhe ndoshta kjo heshtje ishte cmimi me i madh qe pagoi Nene Tereza.

DW Pervec kritikave per ateizem Nene Tereza eshte kritikuar edhe per kontaktin qe ka pasur me diktatore

Alpion Kjo eshte e vertete. Nene Tereza nuk ishte politikane. Nene Tereza ishte pragmatike. Nene Tereza ka qene ne kontakt shume te mire me komunistet e shtetit te Bengalit por Nene Tereza dinte te gjente ate territor te perbashket edhe me komunistet. Sepse komunistet ne Bengal ishin te interesuar qe te luftonin problemin e varferise. Nene Tereza si misionare ishte gjithashtu e interesuar ta trajtonte problemin e varferise. Pra ja ku kemi komunistet dhe katoliket ne Kalkuta shikojne dhe gjejne vende te perbashketa pika te perbashketa per te punuar. Dhe kjo tregon se sa pragmatike ishte Nene Tereza. Nene Tereza nuk predikonte shume. Nene Tereza vepronte shume. Dhe ne kete drejtim ishte e pamundur qe figura e Nene Terezes te mos politizohej nga kontakti i saj me politikanet apo qofte edhe me diktatoret te cilet Nene Tereza padyshim qe nuk i pelqente. Ndoshta pasi u be e famshme Nene Tereza e kuptonte se ajo po perdorej nga Vatikani dhe ne kete proces perdorimi sigurisht qe edhe imazhi i saj u demtua. Ajo ceshte me kryesore eshte qe Nene Tereza asnjehere nuk leshonte pe kur vinte puna per te mbrojtur te drejtat e te varferve kur vinte puna per te mbrojtur dinjitetin njerezor. Sigurisht qe njerez te dyshimte politikane te dyshimte i jepnin para Nene Terezes. Por perderisa Nene Tereza mendonte qe ndihma qe po merrte ishte per te varferit dhe duke ndihmuar te varferit ajo ndihmonte Krishtin ne kete drejtim Nene Tereza ishte kokeforte dhe nuk cante shume koken per kete.

DW Pikerisht donacionet dhe destinacioni i perdorimit te tyre ka qene nje tjeter kritike ndaj Nene Terezes e quajtur edhe si engjell i Kalkutes. Ne media eshte raportuar se donacionet e besuara asaj nuk jane perdorur vertet per te varferit por per Vatikanin A keni hasur ju ne studimet tuaja ne dokumente te tilla

Alpion Sigurisht qe kam hasur. Dy kritiket e saj me te medhenj Christopher Hitchens qe e permenda me siper ose akademikja feministe australiane Germaine Greer e theksojne me te madhe se Nene Tereza po perdorte fondet e tyre per tia derguar Vatikanit. Problemi eshte se ne harrojme qe Nene Tereza nuk ishte punonjese sociale nuk ishte fillimisht bamirese. Nene Tereza ishte nje misionare. Dhe si misionare perkushtimi i saj kryesor ishte ndaj Krishtit. Neqoftese ne kerkojme qe Nene Tereza te mos i dergonte parate nga Vatikani atehere problemi nuk eshte me Nene Terezen. Problemi eshte tek ne se sa ne menyre te ngushte e konceptojme devotshmerine e Nene Terezes te cdo misioniari te cdo murgu ndaj institucionit te Vatikanit. Kjo nuk do te thote qe une aprovoj cfaredolloj veprimi qe Nene Tereza mund te kete bere duke derguar parate qe i jepnin Vatikanit. Por une e kuptoj se Nene Tereza perkatesine kryesore besnikerine kryesore e kishte ndaj Vatikanit dhe Krishtit. Dhe ne kete drejtim une nuk e marr vesh se pse kundershtaret e Nene Terezes bejne kaq shume zhurme

Intervistoi Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Pandeli Pani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›