E Shtunë, 31 Tetor 2026

A PO KUPTOHEMI

Ka raste nder te cilet nje vegim nje institucion i gjalle ne panoramen e shtrire te realitetit te nje jehone te pashlyeshme pas vetes e i jep nje forme te re burimit te eksperiences sone te perditshme. Bota e vetvetja te frymezuara nga ai kundrim marrin nje kuptim krejt tjeter. Na duket sikur te kishim udhetuar deri atehere ne nje te kaluar te erret te paveshtrim e te paqellim ne vetvete.

Rrjedha e zhvillimit te ngjarjeve ne jeten individuale si edhe shoqerore qenderzohet rreth disa ideve mbeshtetese kryesore qe i plazmojne e i dallojne duke u dhene vleren e duhur veprave te kryera. Levizjet e ndryshme qe u rrotulluan gjate historise qene te shkaktuara te gjitha prej disa mendimeve dhe ideve qe verviteshin asohere ne atmosferen e kohes. Ne kete mbeshtetet edhe interesi dhe rendesia qe ka historia per jeten e njeriut domethene ne hetimin e ideve qendrore ne grumbullimin e madh te fakteve te nderlikuara duke kundruar efektet e shkaktuara prej tyre me qellim per tu rregulluar ne kohen e tashme e per sa te jete e mundur per te parashikuar edhe te ardhmen.

Rien de plus perileux et de moins scientifique que de se gouverner dans la pratique par ses idees thote M. Klondel ne kryevepren e tij LAction. Asgje nuk eshte me e rrezikshme dhe me pak diturore se te sundohesh ne praktike nga ide te paperkryera. Ashtu sic eshte se e shumta e njerezve flet me teper se di ashtu eshte e vertete se pakica me e vogel di me teper se flet. Duke lene anash turmat e popullit te ulet po te marrim e te kundrojme edhe cetat e atyre qe e mbajne veten te kallaisur me kulture e qyteterim shpesh here kemi per te mbete te deziluzionuar per varferimin e ideve fuqiprurese te njemendta te tyre e cka eshte me zi per kuptimin e mkanget e jo fort rralle edhe te dallueshem te disave qe mbahen per apostuj te perveluar idesh keshtu te quajtura tashma progresiste ndricuese e edhe nacionaliste.

Nuk eshte nevoja per nje analize te thelle per te pare se te shumten e heres ne nje lemsh te tille theniesh e arsyetimesh fshihet nje sektarizem i tharte me qellim sulmues si dhe njeheresh nje manover e rafinuar oportunizmi per tu dale ne krye interesave vetjake apo edhe kolektive nen masken e arte te respektuar e te mbajtur si te shenjte prej ambientit. Nje situate e tille eshte gjeja me e demshmja per nje popull sepse ky ne kete menyre fillon te humbe besimin ne ato qe ka me shume per zemer formohet nje lloj apatie per gjithcka qe eshte larte e per me teper ze fill nje anarki idesh prej se cil

dhe mirevajtjen e kombit.

Ne e dime dhe nder keto kohet e fundit na ka rene te degjojme shpesh here te perseritur edhe prej shtypit tone kombetar se me pushtimin e katerqind e pesedhjete vjeteve trashegun nje mentalitet skile levantinizmi neper te cilin gjithcka pothuaj duhet marre ne kuptimin e kundert kur flitet a shkruhet e se lipset te shikohet se ku do te dilet kur dikush gerthet fjale te bukura e ben premtime lajthitese e tingelluese teper embel per veshet e tu. Nje mentalitet i tille nuk lejon te merret per te vertete asgje e jo vetem kaq por edhe shuan tek njeriu deri cdo ndjesi shqetesimi per crregullimin e ngjarjeve per me teper crregullimi behet nje nevoje jete e domosdoshme ne te cilen individi gjen plotesimin e gezimit te vet. Gezohet kenaqet ne crregullim. I intoksikuar njeriu prej kesaj plogeshtie morbide te amalgamuar me nje dinakeri e sherri satanike cdo nxitim qe mund ti vije prej tjeterkuj per tu ngriten prej kesaj gjendjeje e kundron si nje sulmim kunder ekzistences se vet e atehere duke u apeluar sentimenteve te larte te se mires se perbashket kerkon me force e me ide per ta shkemy ate rryme reaksioni shelluese qe kishte per te vlejtur per sherimin e shpirtit te lig te tij. Deri sa sulmi te behet me force njeriu eshte i kenaqur pasi ky eshte nje shenje i kjarte i pafuqise se atakuesit por kur forca te jete e mveshur me leskren e idese atehere njeriu ka nje pergjegjesi e eshte i detyruar te flijohet te shkimet por me ndere me armen e arsyes ne dore.

Nuk eshte nje pune e lehte te hedhesh ide nder masa te popujve e nuk mjafton vetem te bertasim me te madhe para publikut per te qene degjuar prej tij. Me fort se asgje tjeter ajo cka e sqaron suksesin e nje ideje ne opinionin publik eshte toni bindes me te cilin duhet jetesuar perpara e verteta ne personin e atij qe merr persiper te ndricoje te tjeret. Ndryshe ideja ka per te mbetur shterpe ne vetvete e me te shumten ka per te shkaktuar nje meri kundra saj nga ana e publikut e keshtu kishte per te dhene efektin e kundert te pritur prej saj. Sa me fort pastaj do te kishte perfituar nje reaksion po iu ra ne ere punes se mjellesi i ideve te reja vepron sipas taktikes qe permenden me lart duke profanuar ne kete menyre per qellime thjesht materiale personale te plogeshtise se kotulluar te saj ose cka eshte me zi per qellime lukrative te veta idealet e kombit. Sa here na ka rene rasti te shohim shkrimtare detyra e te cileve eshte te ndricojne popullin te nderrojne ideologjine sipas stineve te krizave qe ndjekin njera tjetren. Stili i fyre gjithnje i enjtur i ndezur i mbuluar me pllocka te medha superlativash mbjellur pa dhime ane e kend nder shkrime te tyre eshte shenji me i qarte se ky lloj frymoresh

pertypesa eshte i brere nga merkantilizmi se ne shpirtin e tyre te kalbur pervec interesit nuk mbreteron ideologji tjeter.

shte e pamundur te ushtrosh cdo virtyt e sigurisht edhe ate te nacionalizmit te vertete kur ti mungojne njeriut themelet kryesore te nje jeteshikimi Lebensanschaung te pafundshem. Si mundem ta dua une Atdheun e shtetin tim kur koncepti mbi vleren e qellimin e jetes sime eshte i bazuar mbi nje egoizem te mbrudhur endrrash ose me mire te themi qefesh kur me mungon ndjesia e veshtrimi i njemendte i familjes kur vleresimi i te drejtave te shokut tim nuk eshte i mbeshtetur ne nje dashuri e drejtesi universale e te patrandshme

Ne fjalimin e mbajtur me rastin e pranimit te tij ne Akademine franceze Paster la keto fjale te pamortshme la grandeur des actions humanines se mesure al linspiration qui les fait naitre madheshtia e veprave njerezore matet nga inspiracioni qe i lind ato. Lipset prandaj medoemos nje bosht i forte humbjesh e botekuptimesh te pavarura arsyetisht e historikisht si bamirese per mirevajtjen qe ti vihej ne mbeshtetje kujdo qe e ndjen veten te thirrur per ti folur publikut.

Levizjet dinamike per oksidentalizimin e plote te Shqiperise jane nje shenje e kjarte se ne nuk na mban me nderi te jetojme ne llomin moral e mendor ne te cilin na futen kohet e kaluara jo gjirhaq per fajin tone ndoshta. Vec se ajo qe eshte rreziku me i madh per ne eshte nese duam te marrim nje lesker te holle e jo teresisht shpirtin e gjalle te oksidentit ngaqe na terheq gjithnje zemra per te mos u shkepute me te vertete prej atyre per te cilat ne vete jemi te bindur se nuk mund te kene vlere per perteritjen e jeteses sone shoqerore e kulturore. Shqiptarin do ta bejme qe te arrije nese jo te ndjeje nevojen te marre vetedije e tia paraqese vetes problemin e plogeshtise se vet. Nuk mjafton te sillemi periferise e te rrahim ceshtje duke e perkunde gjithnje ne gjume shpirtin e tij me nje diletantizem thenjesh shprehjesh edhe artikujsh qe gudulisin vetem veshet jo detyra jone eshte te rrenjosim ne psikologjine e popullit tone normat gjalleruese prej te cilave te mugullojne ndjesia e nje dashurie e drejtesie universale si baze per te ndertuar mbi te idene e Shtetit e te Kombit qe do te filloje ta ndjeje si te nevojshme e bamirese per vetvete cdo zemer shqiptari.

Gjithe ekzistenca e godines shteterore eshte e bazuar mbi ate grumbull te drejtash e ligjesh te cilat vlejne per sigurimin zhvillimin e lehtesimin e arritjes se qellimit per te miren me te madhe te individit. Shteti ska kuptim tjeter vec nder njerez per njerez e per te miren e perbashket te tyre.

Nje nder ligjet e gjithembarshem te rrenjosur thelle ne natyren e njeriut eshte se ky kerkon perfeksionimin e vet mbi bote. Sido qe ta marre kete ne dac

ne pikpamje hendoniste ne dac ne pikpamje morale duke nenkuptuar ne mes ketyre ekstremeve gamen e fazat e ndermjetme te aspiracioneve njerezore te gjitha jeta e ketij frymori qe i thone njeri nuk eshte tjeter vec nje shprehje e gjalle e asaj prirjeje per tu shtrire perhere e me teper ne qenje per tu realizuar perhere e me fort. Zgjerimi ne qenje eshte per njerine lumturia ngushellimi me i madh e kaq e forte eshte kjo prirje sa pengimet qe mund te vijne prej rrethanave te ndryshme e shtyjne nga nje here edhe ti jap fund jetes e te kerkoje ngushellim neper nje akt aq te kobshem sa edhe irracional ne vetvete edhe ne hapesirat e zbrazura te asgjese me pare se te gerryhet perbrenda prej kesaj dua e nuk mundem tragjike. Kerkon te shfryje te zbertheje ne asgje. Por edhe ky shauret i embel i asgjese perfitim i ngutshem i miopise mendore te nje te deshperuari nuk eshte gje tjeter vec theksimi e shfaqja e asaj prirjeje te pashkembyeshme per tu kape per dicka qe te jete me e mire me e pelqyeshme me e kenaqshme per te. shte vigma me e forta ulrima me e rrepte per jete.

Denn der ich bin gibt trauernd die Hand dem der ich konnte sein F. Hebbel

Jeta prandaj imponohet. E kaperthyer dhe e nderlikuar ashtu sic eshte ajo imponohet. Njeriu kerkon te shtrihet te beje per vete po te ishte e mundur te gjithe boten.

Neper ide ai kerkon ti depertoje ti unifikoje e asimiloje me te veten edhe mendjet e te tjereve priret te perhape To ego mendues te vetin nder te ngjashmit e vet. Do te donte qe te gjithe te mendonin si ai. Nuk eshte nevoja qe te marrim shembullin e shkencetareve e mendimtareve te medhenj mjafton te verejme cdo diskutim te perditshem mes anetareve edhe jo te shkolluar per te konstatuar ne raste te tilla se e gjithe puna sillet te triumfoje seicili mendimin e vet mbi te tjeret per kete njeriu perdor gjithfare mjetesh te ndryshme me te shumten instinktivisht per tu duke per te terhequr verejtjen e per te zene vend mundesisht sa me te madh ne kureshtjen e te tjereve.

Por njeriu nuk kenaqet vetem me dominimin e vet ne kohen e tashme ai do te zbertheje verigat e kohes dhe ben cmos qe te kaptivoje edhe te tjeret nder kohe te ardheshme do te tiranizoje edhe breznite qe do te vijne. Don mos te harrohet kerkon te amshohet ne kujtimin e te tjereve.

Pervec kesaj njeriu kerkon te shtrihet njemendesisht me anen e seksit lyp te shtohet te formoje un-a edhe ne hapesire. Natyra e ka galvanizuar e zbukuruar kete prirje edhe me anen e dashurise ne menyre qe spontanisht si prej vetes ngrohtesia e ketij zjarri te kallur ne ndjesite e njeriut te realizoje qellimin kryesor shtimin e tij mbi bote.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›