E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do bëjë Ilir Meta fushatë me këtë Bentley? (FOTO)

Kjo makinë është zhdoganuar para disa ditësh në Durrës dhe ka ardhur nga Anglia. Makina ka mbërritur në port me anijen Filipos dhe është adresuar tek një kompani private në Tiranë, pronarët e së cilës janë miqtë më të ngushtë të Ilir Metës. Doganierët në Durrës thonë se megjithëse makina formalisht u zhdoganua në emër të kësaj kompanie private, njerëzit që erdhën e morën ishin njerëz të Ilir Metës. Mbetet të shohim nëse Ilir Meta do të shëtisë Shqipërinë me këtë makinë superluksoze Bentley në fushatë apo jo?

Nga burime jozyrtare të qeverisë mësohet se Berisha ka paralajmëruar Metën të shmangë makinën e shtrenjtë në fushatë pasi bie për keq në sy në opinion publik. Siç dihet lideri i opozitës Edi Rama në ditët e fundit ka bërë me humor me vlerësimin për Ilir Metën duke theksuar se nuk është as pozitë as opozitë, por depozitë.

Njëkohësisht makina luksoze e Metës vjen në një moment kur Berisha shpalli se do përdorë makina me qera për fushatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›