E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, i vdes vajza pasi u helmua nga një ëmbëlsirë, vret pastiçierin

Vlora është tronditur nga një vrasje mbrëmjen e djeshme. Por, ajo që është më tronditëse, është motivi i krimit të rëndë. Alfred Feta, 42 vjeçar, i akuzuar për krimin e rëndë, e ka vrarë Përparim Mehmetajn pasi vajza e tij ishte helmuar në pastiçerinë e këtij të fundit, çka ka bërë që ajo të humbasë jetën.

Ky të paktën është versioni i paraqitur nga ana e Policisë së Vlorës, e cila thotë se vrasja e ndodhur vendin e quajtur tregu i Orizit, ka ndodhur pikërisht për arsyen e mësipërme.

Sipas policisë, 42-vjeçari ka bërë pikërisht pastiçerin përgjegjës për humbjen e jetës së vajzës së tij dy muaj më parë dhe për këtë arsye ka vendosur që të hakmerret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›