E Enjte, 5 Nëntor 2026

A do ketë rol drejtues në PD vajza e tij? Berisha “harron” forumet: Argita e ka vetë në dorë, po deshi…

Argita Malltezi ka qenë mjaft aktive në media e politikë vitin e fundit, sidomos pas vënies së masës së sigurisë ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi.

Është aluduar shpesh se ajo mund të merrte drejtimin e Partisë Demokratike, por pavarësisht se i izoluar në shtëpi, Berisha ka vijuar me udhëheqjen e kësaj partie.

I pyetur sonte në “Opinion” se a do të ketë një rol drejtues në PD vajza e tij, Berisha harroi qe per postet vendosin forumet dhe vote ndaj dhe u përgjigj:

“Kjo është çështje krejtësisht personale e Argita Berishës, jo Sali Berishës.”

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›