E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjendet avioni i zhdukur në Apenine, të gjithë në bord të vdekur

Avioni turistik që ishte zhdukur mbi Apeninet që paraditen e djeshme, kur u largua nga Pavullo (Modena), u gjet nga një ekip i shpëtimit alpin, i cili kishte vazhduar kërkimet në këmbë.

Zbulimi ndodhi në një zonë në Toskanë, në komunën e Fivizzano (Massa Carrar) pak metra larg kufirit me Emilia-Romagna.

Në bord ishin tre francezë, të cilët u gjetën të vdekur. Operacionet e shpëtimit nuk kanë përfunduar ende.

Avioni u zhduk një ditë më parë në Apenine për shkak të motit të keq që ka përfshirë Italinë me reshje të dendura shiu dhe stuhi.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›