E Hënë, 2 Nëntor 2026

A do marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj Partisë Socialiste për vjedhjen e votave të 11 majit.

Berisha pretendon se patronazhistët e PS-së kanë bërë oferta pune kundrejt qytetarëve për të siguruar vota nga diaspora.

“Tani, edhe njëherë farsa elektorale 11 maj 2025 ishte farsa më e shëmtuar në historinë e vendit me arkitekt, autor kryesor Edi Ramën, me avokat kryesor Altin Troplinin.

Laptopi ka zbuluar, dje ju patë se si laptopi i Lubi Ballukut sipas të dhënave, përmbante të gjitha dokumentet se si patronazhistët e saj, nëpunës administrate, miklonin me oferta për punë me qindra mijëra qytetarë, banues në rrethin e Fierit.

Tani, tentakulat mafioza të patronazhistëve të partisë së krimit nuk kënaqen vetëm me veprimtarinë brenda, por janë shtrirë po kaq në diasporë”, deklaroi Berisha.

Pyetur nëse Partia Demokratike do të ulet në karriget e Kuvendit në shtator, Berisha u përrgjigj se gjithccka do të vendoset nga forumet.

“Të gjitha do vendosen nga forumet. Gjithçka do të vendoset nga forumet e saj”, përfundoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›