E Diel, 1 Nëntor 2026

A do të ketë “Çadër” të premten para kryeministrisë? Salianji përgjigjet në Quo Vadis

Protesta e thirrur nga PD dhe skenarët e mundshëm ishin një tjetër pikë që u diskutua këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, u pyet nëse do të ketë çadër nesër para Kryeministrisë, si ajo e vitit 2017.

Salianji tha se çdo skenar është i mundshëm, por nëse do të bëhet, duhet bërë siç duhet.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë mund të ndodhë nesër?

Salianji: Çdo vendimmarrje që merret, kush e merr do të jetë përgjegjës.

Borakaj: Jeni dakord për çadër?

Salianji: Çfarë do të thotë çadër?

Minga: Si ajo e Lapajt?

Salianji: Lapaj po bën shumë mirë, po bën rezistencën e vet. Po sakrifikon nga vetja e vet. PD ka 500 mijë votues, nuk mund të dalë dhe të dështojë. Nëse e kanë forcën organizative siç e patën atë ditë, merren 1 mijë njerëz në ditë, thirren protesta një herë në javë. Nëse bëhet, ta bëjmë mirë; po e bëmë mirë, patjetër. Çdo formë proteste që çmonton qeverinë e Ramës është e vlefshme. Nuk duheshin kështu këto 3 protesta.

Borakaj: Si?

Salianji: Pa folësa. Duke u dhënë zë atyre që kanë shqetësime, duhej bërë në formë tjetër; ia kemi dalë përherë.

Minga: Asnjëherë nuk ia keni dalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›