E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditët me shi largohen, rikthehet moti me diell, por ç’ndodh me temperaturat

Ditët me reshje duket se kanë marrë fund, duke i lënë vendin motit të qëndrueshëm dhe me diell, por të shoqëruar me temperatura të ulëta.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në lindje priten vranësira deri mesatare në orët e para të ditës.

Autoritetet bëjnë me dije se do të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore malore, çka kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi pritet të jetë i forcës 3–4 ballë.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në -2°C në Bajram Curr dhe Shkodër, si dhe -1°C në Korçë. Ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 14°C në Durrës dhe 12°C në Berat.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›