E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do te kete nje Iniciative per Vloren

Nga Gezim Llojdia

Pas Tiranes vjen pikerisht Vlora ne aspektin elektoral ajo qe kerkon te ngreje nje tryeze me intelektualet ashtu si e ne kryeqytet me emrin Iniciativa per Vloren.

Madje Iniciativa per Vloren eshte me emergjente sepse kryeqyteti yne ndersa ka pare edhe konkurse nderkombetare kurse qyteti jugor qe ka qene edhe seli e pare e shtetit te vitit 12 fatkeqesisht nuk ka njohur ndonjehere  konkurs nderkombetar per planet e zhvillimit te tij sidomos per zonen muzeale.

Perse duhet Iniciativa per Vloren

1- Sheshi historik

Qendra historike e qytetit historik dhe turistik te Vlores eshte sheshi i njohur i Flamurit. Vendi ku nje grup historianesh i mbeten stoik argumenteve se ketu eshte ngritur flamuri ne diten e bekuar shqiptare nje dite vjeshte te fundit ne nentorin e dyte pas atij te Skenderbeut qe i perket vitit 1912. Qendra historike brenda saj ka disa monumente disa vepra qe i perkasin kohes. Mjegullinat e historise nuk na e kane larguar dot historine e ketij vendi me emertimin e tij te pazakonte Sheshi i Flamurit. Sheshi i Flamurit eshte nje shesh i madh ne dimensione por qe ka filluar zvogelimin pas privatizimit te ish-hotelit turizmit te ri qe nuk u be kurre. Qendra historike eshte kafshuar nga pak e perdite. Ishin vitet e nje kohe tjeter kur ne kete shesh historik u mor vendimi dhe brenda tij nisen punimet e ndertimit te nje 10-kateshi per nje hotel-turizmi te ri. Ndonese nuk eshte regjistruar si kohe e ndertimit eshte prezenca e tij ne qender te sheshit historik te qytetit. Nje germadhe me moshe 16-vjecare qe beri hije me 10 katet e tij ndersa ka lene ne shesh  gjithe katrahuren. Cili do te jete dimensioni i ardhshem i sheshit te Flamurit Fare prane  ketij sheshi qe ende ka ngjyre gri do te mund te kishte ne shesh pllaka me ngjyre te kuqe dhe te ndalohej qarkullimi i makinave do te kerkonte  me pare se te beheshin riparime te vogla nje konkurs nderkombetar per kthimin e tij vertete ne nje gjendje konservuese. Si dhe me ambientet perreth.

2- Shtepia muze  e Vlorajve

Shtepia e Vlorajve ajo qe ka mbetur nga koha eshte vetem 10 m nga sheshi historik i flamurit dhe eshte pjese e kompleksit muzeal historik. Shtepia e Vlorajve qe se fundi njihet si shtepia e Beut nuk eshte ne funksionimin e saj dhe e lidhur me kompleksin muzeal ndonese ajo eshte pjese e saj. Pas marrjes se saj nga pasardhesit e kesaj familje godina ka pare rikonstruksione por ne vetvete i ka munguar qellimi. Brenda saj nuk ka nje muze te kesaj familje te shquar. Interesi i shtetit shqiptar dhe kryesisht i MTKRS do te ishte qe kjo ndertese te kthehej ne nje muze per Vlorajt. Fotografi vlonjate dhe studiuesi i historise Qerim Vrioni 3 vite me pare hapi nje ekspozite me foto te rralla. Ndertesa dy kate ka sherbyer me se shumti si lokal kur koha eshte qe ajo te kete nje funksion tjeter jo vetem ate te banimit. Muzeu i Vlorajve do te perbente pjesen me te respektuar te burrave te kesaj familje te shquar. Ajo do te vizitohej sepse eshte me prane kompleksit si dhe do te kishte me teper akses per turistet e vizitore te cilet do te shikojne njeheresh  monumentin e pavaresise varrin e Ismail Qemalit dhe muzeun e Vlorajve.

Konceptimi nga arkitektet vendas apo te huaj do te  kerkonte nje konkurs nje fond qeveritar si dhe angazhimin e nje grupi historianesh dhe studiuesish per ta bere kete komplekse muzeal nder me te miret dhe te vizitueshmit ne vend. Ky kompleks ne fakt perbehet nga disa vepra. Sheshi i Flamurit me monumentin e tij ende nuk kane ate pamje dhe forme qe duhet te kene objektet muzeale  si ne te gjithe boten. Sheshi i Flamurit ka edhe godinen e bankes rrugen Justin Godart sahatin godinen e bashkise rrugen e hebrenjve etj pra kjo zone do te ishte  Meka e turisteve ndersa ne fakt gjithcka funksionon si me 50 vjet me pare Secili ne pune te vet Zoti per te gjithe.

Prandaj mundesia qe te rikthehet ky shesh ne nje pozicionim te qarte mund te behet vetem me nje konkurrim nderkombetar. Vetem nja 6 muaj me pare u mblodhen historianet e ketij qyteti dhe vendosen  te kundertat e gjerave. Ata u moren jo me historine e viti 12 por me vitin 13. Menduan se cfare te bejne tek Muzeu kombetar i  pavaresise qe ka qene godina e  qeverise .

Ne fakt gjerat nuk nisen nga fundi por prej kreu. shte sheshi i  Flamurit ai qe kerkon nje rikonceptim dhe nje harmonizim te mire te objekteve muzeale ndermjet njera-tjetres dhe mes tyre.

Jane kaq shume objekte muzeale qe kerkojne te vihen ne funksionim dhe jo te mbeten secila me nga nje drejtor te veten. Madje edhe ndersa ne Skele aktualisht Muzeu kombetar duhet te marri ne zoterim te tij edhe keto objekte si shtepia e Vlorajve  varri i I.Qemalit  A nuk do te ishte me e efektshme te beheshin keto sesa te ndertohej nje stadium futbolli ne Tirane per 100-vjetorin e Pavaresise

Nje verejtje  tjeter do te ishte qe hoteli qe do ndertohet perballe sheshi te Flamurit te kishte formen e flamurit shqiptar. Ky do te ishte atraksioni me i bukur dhe ende eshte ne kohe qe  intelektualet ne Iniciativen per Vloren ta kerkojne kete gje perpara se gjerat te betohen.

Monumentet e trasheguara dhe ato te krijuara

Objektet qe paraqesin kompleksin muzeal  si sheshi i Flamurit varri i I.Qemalit shtepia e Vlorajve rruga Justin Godart etj jane ndertesa dhe objektet te ndertuara shume heret. Varri i I.Qemalit eshte origjinal  dhe i perket vitit kur poeti dhe kryetari i bashkise se asaj kohe Ali Asllani i ktheu eshtrat nga  Kanina ne lulishten e Vlorajve. Aty eshte edhe skulptura e  Odise Paskalit.

Ne kete kompleks eshte ndertuar Monumenti i Pavaresise nje masiv bronzi. Ka nje lartesi 17 metra. Ngrihet ne sheshin e Flamurit. shte nje veper artistesh ndertuar ne kohen e monizmit .Monumenti eshte peruruar ne vjeshten e vitit 1972 ne pervjetorin e 60 te shpalljes se Pavaresise. Kjo veper ne bronz ka autoresine e kater skulptoreve shqiptar Muntaz Dhrami Shaban Haderi Kristaq Rama Hektor Dule.

Kjo veper shkon me sheshin ndersa mungon lidhja e saj me objektet tjera muzeale. Ka edhe nje verejtje thelbesore. Ketu nuk ka nje guite se cfare duhet te vizitosh. Kur vizita duhet te fillonte nga sheshi i flamuritvarri i I.Qemalit shtepia e Vlorajve rruga Justin Godart godina e bashkise ne kohen e Ali Asllanitsahati dhe ne fund muzeu kombetar i pavaresise ne Skele. Atehere turistet bejne vetem nga nje foto tek monumenti dhe vizita ketu mbyllet.

MTKRS duhet te marri ne zoterim edhe dy objektet e tjera varri i I.Qemalit dhe shtepia e Vlorajve e cila u eshte kthyer pronareve mirepo ne guide duhet futur tash vetem pamja e saj e jashtme. Te mbetet kohe per tu kthyer ne muzeun e Vlorajve. Te hapet dritesimi per tu bere muze i Vlorajve ndersa  do te mund te kete konkurs  per te jetizuar kompleksin tashme ne nje gjendje gjysme funksionale.

Ne 100 vjetorin e Pavaresise Vlores i duhet te debatoje  se cfare duhet te beje. Nje debat ku u mblodhen historianet  e partive sollen qiqra ne hell  por cuditerisht nuk thane asgje dhe nuk sugjeruan aspak per kompleksin muzeal ne sheshin e Flamurit ku jane mjafte objektet te rendesishme qe jane paraqesin historine sic ka qene. Kjo zone meriton jo vetem vemendjen e kandidateve por edhe fondet perkatese per tu rikthyer shpejt ne nje kantier pune qe nentori i vitit 2012 ta gjeje nje kompleks origjinal qe tregon  fytyren e  historike te qytetit. Pjesa e dyte e ketij kompleksi le te jete ne Skele aty ku u prit I.Qemali ndersa kerkon vemendje te madhe  asurimi i Muzeut kombetar te Pavaresise me dokumente te reja  te pa ekspozuara me pare.

Mirepo jemi ne vakt per te pyetur A do te kete ndonje Iniciative per Vloren nga kandidatet qe duan karrige kryebashkiaku per te qeverisur ne qytetin e Flamurit

Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›