E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Vlora do te votoje kunder arrogances

Drejtuesit e LSI dhe kandidati i koalcionit Ardian Kollozi gjate takimit ne Vlore

Vlore 11 prill NOA 8211 Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta deklaroi nga qyteti i Vlores se zgjedhja e kandidateve te Aleances per Qytetarin ne njesite vendore do te sjelle me shume punesim dhe investime ne keto zona.

Ne takimin e zhvilluar mbremjen e djeshme Meta ka theksuar se me 8 maj qytetaret e Vlores do votojne kunder arrogances se politikes se mbrapshte. Ai ka theksuar se kandidati i mazhorances Ardian Kollozi do te shmang betonizimin e metejshem te qytetit bregdetar.

Qytetaret e Vlores do te shperfillin arrogancen qe kane pasur keto vite ndaj jam i bindur se me 8 maj anetaret dhe simpatizantet e LSI- do te votojne per nje alternative te se ardhmes per nje alternative e cila do te kete ne vemendje te pare interesat e qytetareve vlonjate. Une i bindur se me zgjedhjen e z. Kollozi si kryebashkiak ku do te hidhet nje hap i rendesishem per qeverisjen e ketij qyteti. Ndaj te gjitha votat per Adrian Kollozin dhe per Levizjen Socialiste per Integrim ne menyre qe ajo te kete nje perfaqesim sa me shume te fuqishem ne te gjitha keshillat bashkiake dhe vendore tha Meta.

Kandidati i Aleances per Qytetarin per Kandidat per Kryetar Bashkie Ardian Kollozi duke vleresuar angazhimin dhe mbeshtetjen e LSI-se ne garen e tij elektorale per zgjedhjet e 8 majit u shpreh se ndjehem i vleresuar dhe i respektuar qe me jepet rasti qe te marr fjalen ketu para jush ne kete takim perpara celjes se fushates elektorale te nje subjekti te rendesishem pjesetare te Aleances per Qytetarin une jam tashme ne kete rruge te perbashket me ju me kete aksion politik qe kerkon tju ktheje Vlores se neperkembur se ciles eshte kompromentuar e ardhmja tha Kollozi

Ai u shpreh se ne drejtimin e baskise do te ndertoj Vloren e se ardhmes ne baze te nje masterplani qe ne konsulte me komunitetin me grupet e interesit duke shfrytezuar biznesin dhe ekspertizen evropiane te projektojme ne menyre definitive Vloren e femijeve tone dhe te se ardhmes.

Ne kete projekt tonin ambicioz dhe i hartuar bashkerisht ne do ti japim pergjigje te gjithave problemeve qe ka Vlora qe jane te shumta dhe te gjithanshme pastrimi gjelberimi jeta kulturore dhe artistike. Ne kerkojme qe me 8 Maj te na jepet shansi qe te fitojme Bashkine e Vlores dhe ti kthejme dinjitetin te presim100 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise ngjarjen tone te madhe diten fatlume te vlonjateve dhe gjithe shqiptareve tha Kollozi.

Ne takimin e zhvilluar me elektoratin e LSI-se ka folur dhe Kryetari i LSI-se se Vlores  Shkelqim Selamit.

Ne sot jemi ketu per ti dhene mbeshtetjen tone maksimale kandidatit per Bashkine e Vlores Z. Adrian Kollozi qe ta kthejme kete bashki ne nje instrument te qyteteruar dhe jo si sot qe eshte kthyer ne sherbim te nje klani te caktuar per interesat personale.Ne te gjithe bashke do te punojme maksimalisht qe te kemi mazhorancen me te madhe ne komuna dhe ne bashki qe neve te mbajme premtimet qe i kemi dhene elektoratit dhe qe kemi ne plane te perbashketa u shpreh ai.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeSaliu dhe Iliri e dine se cfare rreziku i pretMete G99 me fushate ndryshe LSI prezanton kandidatin ne Permet Meta Bashkia te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo lavatrice per parate e krimitMeta Qytetaret votojne projektet jo demagogjite e Rames LidhjeArdian Kollkozi fushata Ilir Meta Shkelqim Selami Vlore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›