A do të marrë pjesë opozita në seancën e jashtëzakonshme?
Vendimi erdhi pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ky ceanca është vendosur të thirret të hënën, ndryshe nga se ishte parashikuar dhe shkak për këtë, sipas maxhonacës, bëhet situata e përmbytjeve në Shkodër. “Ishte parashikuar që seanca të zhvillohej ditën e enjte. Ne e afruam në përgjigjje të kërkesës së deputetëve të opozitës. Detyra ime si kryetare është që t’i jap hapësirat institucionale deputetëve të opozitës në kërkesat e tyre”, u shpreh Topalli. Më vonë, gjatë së shtunës, Partia Socialiste deklaroi se seanca ishte e zakonshme, ndrësa i ka kujtuar Topallit se është kujtuar tepër vonë për të thirrur një seancë për Shkodrën. “Zonja Jozefina është kujtuar tepër vonë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për Shkodrën, për aq kohë sa sipas nenit 74 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, seanca e javës së tretë të janarit, pra e datës 18 janar 2010, është seanca e parë e sesionit të ri kuvendor”, tha deputeti Taulant Balla. Në këtë seancë janë ftuar të marrin pjesë edhe deputetët e opozitës. Gjithsesi, ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i tyre, ndërkohë që sot partia më e madhe në opozitë, e drejtuar nga Edi Rama, do të zhvillojë mbledhjen e Asmablesë Kombëtare, ku sipas kësaj partie do të nxirren fakte për përmbytjet në Shkodër.