E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviq i quan të rrezikshme deklaratat për veriun

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka vlerësuar se deklaratat për integrimin e veriut të Kosovës në institucionet e Kosovës janë të rrezikshme.

“Deklarata e Feithit për integrimin e pjesës veriore në institucionet e Kosovës, paraqet rrezik të madh, pasi i ushqen ambiciet e shqiptarëve të Kosovës, që në një mënyrë ose tjetër, mund ta marrin kontrollin në veri”, ka thënë Ivanoviq, transmetojnë mediat serbe.

"Institucionet e Serbisë në Kosovë nuk janë struktura paralele, por të vetmet në të cilat serbët kanë besim...Të gjithë serbët e Kosovës, deklaratat e Pieter Feithit i përjetojnë si deklarata të Qeverisë së Kosovës dhe kjo është ajo që është tragjedi”, ka shtuar zyrtari serb.

Sipas tij, këto vlerësime janë të dëmshme dhe të rrezikshme, sepse veriu i Kosovës “ka pozitë specifike politike dhe gjeografike”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›