A do te marrin pjese serbet e Kosoves ne zgjedhje

Njera nga udheheqeset e serbeve ne pjesen qendrore te Kosoves Rada Trajkoviq thote per DW se pas Rezolutes per Kosoven te miratuar ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara nuk ka arsye qe serbet te mos dalin ne zgjedhjet e Kosoves. Ajo thote se serbet duhet te marrin pjese ne zgjedhje ne menyre sa me masive dhe te organizuar per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rada Trajkovic majtasudheheqese e Keshillit Nacional serb per Kosoven qendrore.
Ata do te ishin ne vendet ku vendoset per fatin e tyre dhe mund te marrin pjese aktive dhe te pengojne apo te terheqin verejtjen per proceset qe jane ne dem te komunitetit te tyre dhe te mires se pergjithshme ne Kosove thote Rada Trajkoviq.
Nderkaq Rangjel Nojkiq nga Levizja per Riperteritjen Serbe thote se serbet duhet te marrin pjese ne zgjedhje te cilat jane nje sprove e madhe per te gjithe
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rangjel Nojkiq nga Levizja per Riperteritjen Serbe.
Keto zgjedhje do te jene sprove per Beogradin demokratik per
institucionet e Kosoves dhe per bashkesine nderkombetare thote Rangjell Nojkiq duke theksuar se Prishtina dhe bashkesia nderkombetare duhet te krijojne mundesi per pjesemarrje ne votime edhe te serbeve te zhvendosur nga Kosova ndersa Beogradi duhet beje thirrje per pjesemarrje sa me te madhe ne zgjedhje thote Rangjel Nojkiq.
Por nje qendrim krejt tjeter kane serbet ne veriun e Kosoves. Marko Jakshiq nga Partia Demokratike serbe thote se pjesemarrja ne keto zgjedhje do te ishte ne kundershtim me kushtetuten e Serbise e cila e trajton Kosoven si pjese te saj
Serbet nuk kane arsye te dalin ne zgjedhjet parlamentare. Ne kete menyre ata do te favorizonin dhe legjitimonin krijimin e nje shteti shqiptar ne Ballkan thote Marko Jakshiq i cili akuzon edhe nje pjese te politikes ne Beograd qe sipas tij po luan loje te dyfishte.
Serbet ne veriun e Kosoves i bojkotuan zgjedhjet lokale te vitit 2009 ne Kosove me gjithe thirrjet e Prishtines dhe te autoriteteve nderkombetare per pjesemarrje ne institucionet e vendit. Ndersa ne pjesen tjeter te Kosoves pjesemarrja e pjesetareve te ketij komuniteti ne zgjedhje mundesoi edhe krijimin e kater komunave te reja me shumice serbe.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Eliana Xhani