E Hënë, 2 Nëntor 2026

“A do të pranoni një armëpushim?”, Presidenti Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin ndodhen në Alaskë, ku po zhvillojnë takimin historik mes tyre, takim që pritet të vendosë mbi fatet e luftës në Ukrainë. Ata refuzuan t’i përgjigjeshin gazetarëve, të cilët i drejtuan një sërë pyetjesh.

 “President Putin, a do të pranoni një armëpushim?” – pyeti një gazetar. Një tjetër pyet se cili është mesazhi i Trumpit për Putinin.

Të dy largohen pak pas pyetjes së fundit nga një gazetar që iu drejtua Putinit duke i thënë “nëse do të ndalonte vrasjen e civilëve”. Putin bëri me shenjë që nuk po e dëgjonte pyetjen, ndërkohë që të dy udhëtuan së bashku në të njëjtin makinë, për të vijuar më tej me takimin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›