E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti për të premten: Mëngjesi nis me diell, sa do jenë temperaturat

Të premten, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Mëngjesi pritet të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë orëve të ditës do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura, veçanërisht mbi zonat malore.

Nga mesdita deri pasdite, vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, si edhe në verilindje në relievet malore.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 8 m/s.

Temperaturat do të variojnë nga 17°C minimalja deri në 37°C maksimalja.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›