E Diel, 1 Nëntor 2026

A do te shkojme nga llogoret ne fundin e gazetarise

Nga Fatos Lubonja

Ka qene i shumte numri i atyre qe me kane kerkuar shpjegime mbi polemiken me Fevziun ne emisionin Opinion te se henes pasi batutat e shpejta dhe nderprerjet e shumta nuk i kane lene te qarte per cka doja te thosha. Po perpiqem te shpjegohem duke e filluar me historine e nje shkrimi te gazetarit italian Indro Montaneli.

Ne nje shkrim te tijin te famshem te vitit 1956 Montaneli tregon se si gjate te ashtuquajturit revolucion apo kunderrevolucion te atij viti ne Hungari shtypi italian ishte ndare ne dy kampe. Ai i djathte thoshte se ne Hungari po zhvillohej nje revolucion per permbysjen e sistemit komunist per daljen e Hungarise nga kampi socialist e per ndertimin e nje sistemi kapitalist. Ai i majte thoshte se atje po zhvillohej nje kunderrevolucion i paguar nga SHBA per ta nxjerre Hungarine nga Traktati i Varshaves e per ta futur ne NATO.

Montaneli shkoi e vizitoi vete Hungarine gjate ngjarjeve dhe zbuloi se nuk ishte e vertete as njera as tjetra se ne fakt ata qe po benin revolucion-kunderrevolucionin nuk ishin antikomuniste por komuniste qe nuk kerkonin ndryshimin e sistemit por nje komunizem tjetersoj me fytyre njerezore dhe nje Hungari qe te mos ishte nen diktatin e BS.

Konkluzioni qe nxjerr Montaneli eshte se nuk ka fakte/informacione te djathta apo te majta faktet jane thjesht fakte. Interpretimi i tyre apo komentet mbi to pastaj mund te jene sipas nje vizioni te majte apo te djathte per boten por gjithnje te bazuara mbi informacionin e drejte.

Kush e ndjek gazetarine shqiptare sot e kupton me mire se kushdo cfare po shkruaj. Ne Shqiperi sot ka humbur sensi i informacionit dhe i paanesise ne kuptimin qe jep Montaneli. Ai eshte ose i majte ose i djathte ne kuptimin shqiptar te termave d.m.th. berishist ose ramist e shume shpesh mu per keto arsye ne vend se te coje tek e verteta con te manipulimi i se vertetes deri ne fabrikimin e faktit/ngjarjes. shte nje informacion i pandashem nga komenti qe jo rralle ka stilin e fleterrufeve te kohes se komunizmit i ngarkuar me gjuhe urrejtjeje ndaj nje targeti fyes per inteligjencen dhe personalitetin e nje shikuesi apo lexuesi qe kerkon te mendoje me koken e tij.

Le te marrin nje nga ngjarjet me tragjike qe kane ndodhur ne Shqiperi vitet e fundit 21 janarin. Po te lexosh se si e dha media berishiste ajo i meshoi vetem nje pjese te faktit ate se ky ishte nje sulm/puc i pergatitur nga socialistet nuk munguan madje edhe tentativat per ti zbuluar vrasesit tek vete socialistet apo edhe per te mbeshtetur versionin se ne kete puc ishin perfshire edhe prokurorja e Pergjithshme dhe vete Presidenti nderkohe qe nuk hodhi asnje veshtrim investigues per te zbuluar vrasesit dhe pergjegjesit kur u mor vesh se keta kishin ardhur nga shteti. Nga ana tjeter mediat ramiste u meshuan pa reshtur vetem momenteve te vrasjeve e nuk hodhen asnje veshtrim investigues nese ishte e vertete apo jo se organizimi i kesaj proteste ishte kryer me njerez te pergatitur per te ushtruar dhune e se dhuna qe u prodhua qe nje inskenim qe synonte te krijonte pershtypjen ne Perendim se po ndodhte dicka e ngjashme me trazirat ne vende si Tunizia. Perkundrazi u rrek pareshtur ta paraqiste ate si nje proteste normale qe degjeneroi per shkak te egersise se policise.

Edhe vete imazhet e perzgjedhura neper media per te paraqitur ate qe ndodhi ishin selektive e krejtesisht ne sherbim te ketij polarizimi. Kesisoj sipas meje qe kam qene nje deshmitar ne vend i ngjarjes publiku ne vend se te merrte te verteten e kesaj ngjarjeje tragjike mori dy versione te shtremberuara/manipuluara sipas dy vullneteve politike. Edhe shumica e analizave dhe komenteve iu veshen si kostume ketyre fakteve duke cuar ne nje ngarkim e polarizim emocional te metejshem te te dyja paleve dhe paradoksalisht ne shpetimin nga gjyqi i opinionit te te gjithe shkaktareve te tragjedise.

Me duket se eshte evidente se kjo loje me mediat ka kohe qe zhvillohet duke e bere gazetarine po aq pergjegjese sa politika per konfliktualitetin dhe bllokimin e situates se vendit. Raporti i progresit qe vuri ne dukje se semundja e semundjeve qe ka Shqiperia eshte bllokimi i politikes per shkak te konfliktualitetit kishte edhe nje paragraf te rende per gjendjen e mediave kur thoshte se jane nen pushtetin e politikes dhe biznesit e se per pasoje gazetaret aplikojne autocensuren. Ska nevoje te na e thone nderkombetaret te gjithe e dine se gjuha e urrejtjes eshte kallur e vazhdon te kallet ne poret e shqiptareve nepermjet mediave. Per fat te keq askush nga gazetaret nuk e mori ne analize kete pergjegjesi duke e provuar kesisoj edhe autocensuren.

Personalisht ftesen per te marre pjese ne debatin Topi versus Topalli e konsiderova edhe si nje mundesi per te folur kunder konfliktualitetit ne politike duke qene se ishim ende ne zjarrin e debatit qe kishte hapur raporti. Mirepo rashe ne te njejten skeme gazetarie qe tashme eshte bere gati normale ne Shqiperi e qe prej kohesh ia kam shprehur Fevziut shpesh personalisht me pengon si gazetar ta shpreh te plote mendimin tim. Pse e them kete

Nuk mohohet se ne emisionin Opinion ashtu sikurse edhe ne emisione te tjera ka debat d.m.th. ka ballafaqim opinionesh te kunderta. Deri ketu eshte per tu vleresuar po te kesh parasysh se ne fillimvitet 90 zerat kunder as guxohet te shfaqeshin si fytyra ne TVSH-ne e asaj kohe qe ishte televizioni i vetem. Dhe nuk mohohet se Fevziu ndoshta edhe me shume se te tjere e ka merakun qe ti kete palet kundershtare ne studion e tij. Por sipas meje nuk mjafton kaq per te pasur gazetari te pavarur si pushtet i katert. Problemi eshte se ne debatet tona dy rreshtat me karrige perballe njeri-tjetrit tentohet te kthehen ne dy llogore prej nga gjuhen gjyle ne krahun tjeter ne mbeshtetje te fakteve berishiste dhe ramiste qe kane dhene lajmet. Gazetari qe ka mendimin e tij per ceshtjen dhe spranon te veshe uniformen berishiste apo ramiste ndjehet ne keto llogore si i dhunuar pa vendin e tij pa pushtetin e vet ne pamundesi per te mbrojtur te verteten e tij qe shpesh mbetet e vrare apo e gjymtuar ne fushen e kesaj beteje te pabarabarte. Me shkoqur ne arenat e debateve te ndertuara sipas ketij stili nuk gjen hapesire e verteta pertej interesave te dy paleve politike qe ne fakt duhet te jete e verteta e atij qe quhet pushtet i katert. Dhe nje nga shkaqet e kesaj eshte se roli i drejtuesve te emisionit nuk eshte ne sherbim te kesaj te vertete te pushtetit te katert por ne sherbim te politikave editoriale te televizionit ku punon te diktuara me se shumti nga interesa te biznesit te pronareve. Momenti i shperthimit tim ne polemike me Fevziun ishte ai kur ne shtepine qe gjithsesi e konsideroj te gazetarit e ne sherbim te publikut nje deputet militant vjen e sillet me arrogance ndaj gazetarit te thote se ti nuk ke peshen dhe kredibilitetin tim pasi une jam i zgjedhur nga populli e ti jo duke te treguar kesisoj se si Parlamentin edhe studiot televizive keta lloj politikanesh i konsiderojne si prone te tyren dhe Fevziu nuk u shqetesua fare nga kjo por filloi te me sulmoje mua kur i thashe ketij Ske faj ti kam faj une qe ulem te debatoj me militante si ty. Ky nencmim dhe percmim per peshen e gazetarit dhe zerin e tij per mua eshte ofendues dhe vjen sa per shkak te arrogances se politikaneve kesisoj aq edhe per shkak te nenshtrimit te gazetareve apo berjes se tyre pale me njeren llogore.

Si perfundim gjykimi im eshte se nese duam te luftojme konfliktualitetin e politikes qe po na shkaterron kjo nuk mund te arrihet duke u kerkuar ambasadoreve te zbusin Ramen dhe Berishen apo cilindo qe pret te marre vendin e tyre te kryekonfliktuesit. Ai mund te luftohet vetem nese arrihet te fuqizohen pushtetet qe nuk varen prej tyre. E nder keta pushtete media eshte ajo qe ka ndikimin me te shpejte. Pra gjykimi im eshte se ne media duhet te rritet shfaqja e atyre zerave gazetareske qe kane nje veshtrim kritik pertej paleve madje edhe kur jane pale qe refuzojne ti nenshtrohen shantazhit sipas te cilit nese nuk je me mua je me kundershtarin tim qe nuk merren me perpunimin e manipulimin e emocioneve pro njerit apo tjetrit lider karizmatik por merren me drejtesine ose jo te ceshtjeve ne debat dhe po ashtu ku te ftuarit e paleve politike te zgjidhen nga radhet e njerezve me te moderuar dhe jo ata qe njihen si kamikaze mediatike te partive qe hedhin kushtrim lufte dhe sharje e ofendime jo vetem per kundershtaret por edhe per cdokend qe nuk eshte 100 me ta duke hedhur ne ere vete debatin. Gjykoj se me shume se kushdo jane pikerisht drejtuesit e lajmeve dhe drejtuesit e debateve politike ashtu sikurse edhe kryeredaktoret e gazetave ata qe kane me shume se kushdo mundesine per te vendosur ne vend pushtetin e katert si perfaqesues i interesave te publikut dhe jo te partive politike e te biznesit te lidhur me ta.

Ne fakt duhet ta kemi te qarte se nga konfliktualiteti shkaterrues politik qe po perjetojme mund te dalim ne dy menyra o me vendosjen e diktatit te me te fortit qe neser mund te na coje sic dhe po duken bathet nga gazetaria e llogoreve ne fundin e gazetarise ose me vendosjen e te forteve nen kontrollin e pushteteve te ndare prej tyre ne emer te interesave te opinionit. Detyra e pushtetit mediatik ne nje demokraci eshte te jete protagoniste e opsionit te dyte.

Panorama

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›