A e dini kush? Real Sociedadi!

Atë që se ka bërë askush në La Liga e ka bërë sot Real Sociedadi. Barcelona ka pësuar humbjen e parë këtë edicion duke u mposhtur si mysafir te Sociedadi me rezultat 3 me 2.
Madje Barcelona ishte në avantazh prej 2 me 0 me golat e Messit dhe Pedros. Castro shënoj për 2 me 1 në minutën e 43.
Barcelona mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Piques në minutën e 56.
I njëjti futbollist, Castro barazoj në 2 me 2 në minutën e 63. Për humbjen e Barcelonës dhe fitoren e Sociedadit shënoj Agirretxe në minutën e fundit të ndeshjes./Indeksonline/