Trezeguet e dërgon në burg fotografin italian

Ish sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet e ka mbyllur në burg fotografin e njohur italian, Fabrizio Corona. Nje gjykate italiane dënoi ne shkallen e dyte me shtatë vjet heqje lirie fotografin Fabrizio Corona, për zhvatje ndaj futbollistit francez.
David Trezeguet u fotografua prej Coronës në një moment intim me një grua, e cila nuk ishte bashkëshortja e tij dhe për të shmangur rrjedhoja që do të kishte publikimi në jetën e tij private, francezi pranoi kërkesën e “paparacit”, duke i paguar 25 mijë euro. Më pas ai bëri akuzën për zhvatje ndaj ish të dashurit të Belen Rodriguez. /Indeksonline/