E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është Angela Merkel një Agjente e Fjetur e KGB-së?

Teoria e konspiracionit për kancelaren në librin e ri autobiografik

Nga Jan Fleischhauer*
Spiegel

merkelA e keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë kishte në mendje Angela Merkel kur mori vendimin e saj për tu larguar nga energjia bërthamore? Varësi nga energjia ruse, nëse ju i pëlqeni teoritë e shquara të konspiracionit, atëherë do të duhet të besoni edhe këtë që del nga libri i ri biografik për kancelaren gjermane Angela Merkel, ku ajo akuzohet se është një “agjente e fjetur” e KGB-së e rekrutuar nga Moska në fund të Luftës së Ftohtë.

Për ata me origjinë nga shtetet e ish-Gjermanisë Perëndimore, mendojnë thjesht se nuk mund tu besohet plotësisht bashkëkombësve me origjinë nga Lindja – ky është një dyshimi latent që gjermanët kanë pasur gjithmonë. Kushdo që është kultivuar që nga fëmijëria për të fshehur ndjenjat dhe mendimet e saj, krijimi i një personaliteti me dy fytyra të bëhet natyrë e dytë.
“Maskimi dhe mashtrimi janë strategjitë tradicionale të mbijetesës që njerëzit u detyruan të përdorin nën një diktaturë”, shkruante psikologu social Tilman Allert pak ditë më parë në gazetën e respektuar Frankfurter Allgemeine Zeitung në një shkrim që hulumton “mungesën e sinqeritetit strategjik”, si një mënyrë e jetës.
Me fjalë të tjera, ne duhet ti njohim më mirë. Në fakt, ne lejuam (Gjermania) 16 milion agjentë të mundshëm në vend. Tani ata janë në mesin tonë. Njëri madje është ulur në kryeministri.
Po, le të mos lejojmë veten të mashtrohemi nga fasadat në dukje të padëmshme. Angela Merkel ka gjithçka që duhet për tu ngjitur drejt rrugës së saj në krye: një shkallë të madhe të përshtatshmërisë i çiftëzuar me një nivel të lartë të inteligjencës, si dhe një kapacitet pothuajse të pashtershëm për durim. Për gati tetë vjet tashmë, ajo ka qenë udhëheqëse e Gjermanisë, dhe ajo ende mbetet një enigmë. Edhe sot, ne ende nuk e dimë se çfarë ajo është duke menduar me të vërtetë, çfarë ajo dëshiron apo nga vjen ajo.

Atdheu Kancelaria
Për fat të mirë, ka ende disa njerëz të guximshëm në Gjermani të cilët janë të mjaftueshmërisht të dedikuar për të kërkuar të vërtetën. Ka një shtëpi botuese në Mynih e cila duhet falenderuar për një libër të ri me titulli “Jeta e parë e Angela M.”, i cili pretendon të pastrojë “legjendën e bijës së pastorit patriot.”
Tani ne dimë se Merkel jo vetëm që flet rusisht mirë, por ishte dhe plotësisht “entuziaste” në lidhje me mësimin e gjuhës ruse. Dhe as udhëtimet e saj nuk ishin aq të pafajshme sa ajo më vonë do të na bëjë të mendojmë. Gjatë një udhëtim përmes Bashkimit Sovjetik, ajo nguli këmbë për të udhëtuar në Gori, “qytetin e lindjes së Stalinit”. Çdokush nga ne që ka parë serinë televizive “Atdheu”, e di se çfarë do të thotë. Ju thjesht duhet të vini pjesët së bashku për të parë fotografinë e plotë: “Ajo ka qenë e rekrutuar”.
Në rastin e Merkel, çdo gjë është ndërtuar rreth një teorie të vetme, e cila mund të gjendet edhe në librin e ri, por vetëm në gjuhë të koduar. Edhe në Mynih, me sa duket, ka disa gjëra që njerëzit nuk dëshirojnë ti thonë me zë të lartë.
Teoria ndërtohet në këtë mënyrë: Gjatë vjeshtës së vitit 1989, drejtuesit komunistë në Moskë e kuptuan se gjendja në Gjermaninë Lindore nuk ishte më e qëndrueshme. Për këtë arsye, ata dërguan agjentët e KGB-së Wolfgang Schnur (për një kohë të shkurtër kreu i “Demokratischer Aufbruch”, ose Zgjimi Demokratik, Lëvizja politike opozitare në të cilën Merkel gjithashtu u rreshtua) dhe Lothar de Maiziere (ish-kryeministri i parë dhe i fundit i zgjedhur demokratikisht në Gjermaninë Lindore) në mënyrë që të mbështesnin një fizikante të re me emrin Angela Merkel tek Helmut Kohl. Politikania neofite kaloi vitet e mëvonshme e mbrojtur nga kancelari gjerman – duke pritur dhe shikuar, mësuar dhe përsosur veten.

Në mars të vitit 2011, kishte ardhur koha përfundimisht që “agjentja e fjetur” të aktivizonte veten. Me daljen jashtë nga energjia bërthamore, Merkel papritmas bëri që Gjermania të varej nga Rusia për energjinë. Kushdo që kupton nga kategoritë e pushtetit e di se politika e energjisë është e njëjtë me politikën e sigurisë. Deri tani ajo do të përcaktohet në Moskë, nëse dritat do të punojnë apo jo në Gjermani.
Mirë, ju mund të mendoni se kjo është vetëm një teori komploti e çmendur – dhe ju pa dyshim keni të drejtë në lidhje me të. Por, sicc mund të vihet re këto ditë, edhe vëzhguesit më racionalë të kancelares po bien pre e demonizimit të Merkel. Nocioni se Merkel dëshiron të transformojë vendin në një lloj Gjermanie Lindore version i lehtë, ka qenë i mirë-mbuluar në faqet e editorialeve dhe atyre të kulturës në gazetat më të mëdha në tokë.
Në gazeta, edhe pse, Merkel nuk është portretizuar si një agjent në gjumë i KGB-së – por më tepër si një shpirt demoniak i cili dëshiron të hedhë disa lloje magjish mbi Gjermaninë të cilat do të vendosin në gjumë të përjetshëm gjithë vendin. Këtu, gjithashtu, kemi parrezikshmërine e saj të spikatur që e bën atë të duket aq e rrezikshme. Ose, ashtu siç gazetari gjerman Reinhard Mohr, i cili ka një dhunti të mirë për aforizma, e përshkruan: “Ajo nuk bën asgjë, pikërisht këtë është duke bërë, ajo po qeveris vendin duke mos bërë asgjë. Ajo nuk ka asnjë mendim të qartë për ndonjë çështje të caktuar, por arrin ta imponojë idenë mbi të gjithë vendin. Pothuajse tingëllon pakëz djallëzore.

Merkel dëshiron të qëndrojë në Zyrë më gjatë se Kohl
Ankesa se kancelarja po refuzon që të angazhohet gjatë zgjedhjeve kombëtare me mënyra luftarake është edhe pak jashtë objektivit, në qoftë se dikush do të mendonte më thellë. Në të kaluarën, ka qenë gjithmonë në dorë të opozitës për të siguruar nëse fushata zgjedhore do të ishte e gjallë. Duket, megjithatë, se gjendja në mesin e opozitës të Social Demokratëve është aq e dëshpëruar sa edhe kjo detyrë i ka rënë kancelares.

Krahu i majtë në Gjermani tani janë kapur tek shpresa që një tjetër libër i botuar kohët e fundit në lidhje me Merkel ka ushqyer: Se ajo do të japë dorëheqjen në gjysmë të mandatit të saj të ardhshëm nëse rizgjidhet, dhe do të dalë në skenë e brendshme politike, ndoshta duke marrë një post në Bashkimin Evropian në Bruksel. Gjatë ditëve të hershme të Merkelit në Kancelari, shumë persona mendonin se ajo nuk do ta kishte të gjatë. Tani ata janë duke shpresuar se ajo do të largohet me dëshirën e saj.

Por unë mund tu them këtë personave që përbuzin Merkel dhe që do të dëshironin që të tërhiqej vullnetarisht: Ju do të prisni për një kohë shumë të gjatë. Në qoftë se kancelarja ka një qëllim në mendje, ai është që të tejkalojë rekordin 16 vjeçar që Kohl kaloi si lider i Gjermanisë. Nëse do të ketë sukses, atëherë do ta kemi të paktën për nëntë vitet në vijim Merkel si kancelare përpara nesh kohë e mjaftueshme për të frymëzuar teori të reja.
Këtu është një teori që njerëzit mund të dëshirojnë ta marrin në konsideratë: Kush është përgjegjës për faktin se jo vetëm kancelarja, por edhe Presidenti Joachim Gauck, vijnë nga ish-Republika Demokratike Gjermane? Udhëheqësit e opozitës janë për tu fajësuar për katapultimin e Gauck në pozitë.
Por kush do ta besojë këtë?

*Jan FLEISCHHAUER është autor i “Der Kanal Schëarze,” ose “Kanali i Zi,” kolona javore politike konservatore e Spiegel ONLINE. E zeza është një referencë për ngjyrën e partisë politike të kancelares Angela Merkel.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›