E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është Bulqiza një qytet i mallkuar?

Realiteti i trishte i Bulqizes

Ai duhej të ishte një prej qyteteve me të ardhura të larta dhe me banorë që nuk vuanin nga varfëria, për shkak të pasurive nëntokësore që zotëron. Por, realiteti është krejt ndryshe në Bulqizë.

Lajmet për të vdekur në miniera, për protesta të minatorëve, për punën në të zezë, për listat e gjata me borxhe për ushqime etj, janë të përditshme nga ky qytet, ndoshta më i varfëri në vend.

Si të mos mjaftonte kjo, prej në muaji, në disa prej lagjeve të Bulqizës, nuk kanë as ujë të pijshëm, edhe pse është një nga zonat me burimet më të bollshme.

Situata është mjaft shqetësuese sidomos në lagjet Minatori dhe Gjelogu, ku banorët nuk kanë pikë uji prej më shumë se dy muajsh.

Dhe, si zakonisht, ashtu siç nuk përgjigjiet kush për vdekjen e minatorëve dhe masakrën kriminale që është duke ndodhur me minierat e kësaj qyteze të vogël, askush nuk përgjigjet edhe për mungesën e ujit. Nga ujësjellësi, që akuzohet për shpërdorime dhe paaftësi, nuk denjon të japë askush shpjegime. Fundja, kur nuk japin shpjegime për jetën që po u marrin këtyre banorëve, nuk do flasin për mungesën e ujit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›