E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është kjo puna më e keqe e bërë me Photoshop?

Kjo ndoshta është një nga punët më të këqija të bëra në historinë e internetit.

Tre zyrtarë kinezë tregojnë me krenari një rrugë të saposhtruar në Huilli, në jugperëndim të Kinës.

Por edhe dikush që nuk ka përdorur kurrë një kompjuter më përpara e kupton se tre personat janë vendosur aty me Photoshop, pa aspak kujdes. Përpunuesi i ka lënë disa centimetra mbi tokë, pa u kujdesur për hijet apo për përmasat e tyre.

Nga kjo gafë ka përfituar një person që është tallur duke i vendosur tre zyrtarët kinezë në disa vende shumë interesante. Për më tepër shihni fotot më poshtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›