A është ngacmim seksual ky?
Herën tjetër kur ju femra të hani një akullore apo të lëpini një lëpirëse në zyrë, do të paralajmëroheni: Ju po ngacmoni seksualisht kolegët tuaj.
Kjo është së paku sugjerimi që bëjnë një grup avokatësh në Finlandë, që duan ta përfshijnë një gjë të tillë tek akuzat për ngacmim seksual. Ata madje kanë publikuar edhe një video, ku shihet një femër duke ngrënë një akullore dhe meshkujt që e përpijnë me sy.
Një ekspert i ligjeve të BE thotë se video mund të jetë pak e ekzagjeruar, por ai pranon se nuk ka një vijë të qartë ndarëse se ku është ngacmim seksual një veprim.