A i kujtohet Nishanit përkthyesi Kamsi?
Pyetjes së vënë në vend të titullit nuk mund t’i jap dot një përgjigje të saktë. Por, nëse Bujar Nishani nuk e ka ndërmendur emrin e zotit Kamsi, një gjermanofon me vlera dhe i njohur, veçanërisht në qarqet e intelektualëve shkodranë të dy brezave të fundit, kureshtjen e tij dhe të lexuesve të tjerë shpresoj që unë ta shuaj sadopak, duke përmendur kalimthi një episod të treguar dikur me humorin tipik të qytetit tonë veriperëndimor. Pra, që thoni ju, aty nga viti 1961 kishte vajtur në Shkodër një delegacion sindikalistësh nga Gjermania Lindore. Ishte koha kur po shfaqeshin hapur çarjet e mëdha ndërmjet Shqipërisë dhe atij që atëherë vetëquhej edhe si "Kampi i Shteteve të Demokracisë Popullore". Mirëpo, gjatë vizitave këtu, shokët e ftuar nuk reshtnin së thëni punëtorëve shkodranë, se në vendin nga kishin ardhur po ndërtohej gjithnjë e më me sukses socializmi dhe se gjithë populli ndihej përherë e më tepër i lumtur. Ndërsa përkthyesi ynë i kujdesshëm, pas çdo fjalie të atyre që Kamsi ishte caktuar t'i shoqëronte, asnjëherë nuk harronte të shtonte fjalët: "Kështu shprehen!", ose "Këta e thonë, jo unë!" etj.
Ky episod në retrospektivë më bënte të vija buzën në gaz tek dëgjoja dhe lexoja këto ditë, se Kryetari i Shtetit na qenkej nxehur dhe paskej shigjetuar disa politikanë dhe gazetarë, që i luteshin të sqaronte publikisht nëse përbënte konflikt interesi firmosja prej tij, në cilësimin apo funksionin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, e një dekreti presidencial me procedurë antiligjore për nxjerrjen e ndërtesës dhe truallit rrethues të SHQUP-it jashtë inventarit të Ushtrisë Popullore. Pra, transferimin e këtij institucioni ushtarak në një vend tjetër, me qëllim që të gjente zbatim një nga vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, për të instaluar atje zyrat e forcës politike të rrëzuar tashmë nga pushteti, e cila pompoi Nishanin në disa poste qeveritare, derisa këtu e një vit më parë e uli njëanshmërisht në poltronin e Kryetarit të Shtetit. Prandaj, ky i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të nisë procedimin e hetimit penal ndaj atyre që, siç është shprehur: "Kanë adresuar publikisht akuza të paqena ndaj familjes së Presidentit të Republikës, për të ashtuquajturën lidhje në pronësi mbi truallin ku sot ndodhet godina e Partisë Demokratike".
Ndërkohë, disa të dhëna paraprake të bëra publike tregonin që familja e bashkëshortes së tij ishte pronare e një trualli të konsiderueshëm pranë dhe brenda territorit të ndërtesës ku ushtronte prej vitesh veprimtarinë ajo parti. Këto të dhëna mbështeteshin edhe nga ç'kishte deklaruar në një farë mënyre vitin e kaluar vetë Bujar Nishani, gjatë intervistës së tij në një televizion kombëtar, me rastin e marrjes së detyrës presidenciale. Ndër të tjera, ai kishte filluar t'i mburrej publikut me gojën e vet, se e shoqja e tij na rridhkërka prej trungut të një Karaosmani bej Elbasani, trashëgimtar i pronave të të cilit figuron të jetë edhe i ati i "Zonjës së Parë" Odeta Nishani (Kosova). Nuk vonoi aspak nga revoltimi i Presidentit vetë, kur në disa gazeta u publikuan të dhëna zyrtare, që tregonin pa mëdyshje, se vjehrri i Bujar Nishanit vërtet ishte legjitimuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë të vitit 1999 si trashëgimtar i një pjese të pronës, ku deri para pak ditësh gjendeshin zyrat e PD-së. Zënë ngushtë nga kjo, në ndihmë i vjen partia 'de facto' e tij, zëdhënësja e së cilës shfaqet nëpër media dhe, ndonëse nuk i mohon faktet e mësipërme, vë në dijeni që trojet e Ali Kosovës, si ndërtesa e Bar-Restorant 'Sarajet' etj. kanë mbetur të shtetëzuara, apo edhe si monumente kulture. Ama të dhënat e publikuara në shtyp i interpreton si shpifje.
Nuk kemi ndërmend të hedhim sytë përtej kuintave të kësaj skene të sajuar, por në gjithë pjesën teatrale të luajtur këtu, ajo që të bën më së shumti përshtypje është "sintonia" e këtij zyrtari formalisht më të lartë të shtetit tonë, për t'ua mbyllur gojën politikanëve dhe organeve të shtypit, duke i akuzuar nën emërtimin 'shantazh politik' për konsumim të veprës penale të 'shpifjes' dhe duke kërkuar fillimin ndaj tyre të ndjekjes penale(?!). Të bën përshtypje, gjithashtu, fakti që menjëherë pas këtij kallëzimi apo urdhri, një i ngratë prokuror i kërkon zyrtarisht botuesit të gazetës "Tema" informacione paraprake rreth akuzës në fjalë. Le të mos humbim kohë me sqarime të tjera, por t'i marrim gjërat një nga një, për të dhënë përmbledhtazi disa shpjegime, nga ballafaqimi i të cilave me veprimet e këtij Nishani dhe vartësve të tij, çdo rol i interpretuar në episode me nuanca teatrale që po luhen këto ditë mund të klasifikohet i përshtatshëm për zhanrin e tragjikomedisë.
Teoria e së drejtës sonë penale është shprehur, se: "E ndjen uljen e dinjitetit vetëm ai person që ka ndërgjegjen e këtij dinjiteti dhe që kupton karakterin fyes të sjelljes kundrejt tij". Në këtë këndvështrim, neni 120 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë e përcakton shpifjen, si "Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacioni tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit...". Edhe në disa legjislacione të tjera të shteteve europiane (Kodi Penal austriak - neni 297, Kodi Penal italian - neni 368), termi 'shpifje' përdoret për të emërtuar veprën penale të "kallëzimit të rremë". Megjithatë, veprat penale kundër nderit e cilësojnë të padënueshëm një fakt të pohuar apo të përhapur, nëse ky provohet që është i vërtetë, qoftë edhe vetëm në thelbin e tij; në këto raste mbetet e mundshme vetëm e ashtuquajtura 'fyerje formale'. Si rrjedhim, këtij rregulli nuk mund t'i nënshtrohen ato episode, ku përmbajtja faktike fyese është vërtetuar vetëm pjesërisht.
Mund të vazhdonim edhe më tej me gjerësinë e nocionit të dinjitetit, me ndjenjën dhe nderin e personit, respektimi i të cilit përbën objektin e mbrojtjes së veprave penale të fyerjes dhe shpifjes. Por jemi të detyruar t'i ndërpresim këtu shpjegimet konceptuale juridike, për të vrarë mendjen nëse kaq shumë e munduakërka Bujar Nishanin sëmundja e dukshme (të kuptohemi, nuk është as në natyrën dhe as në stilistikën time të përgojoj fatkeqësinë e tjetrit) saqë të mos ketë parasysh ndryshimet që i janë bërë para 5 viteve Kodit tonë Penal, ku është përcaktuar që veçanërisht veprat e fyerjes dhe shpifjes të ndëshkohen me dënime të natyrës civile. Aq më tepër që atëherë ka qenë iniciues i këtyre amendimeve Këshilli i Ministrave, anëtar i të cilit figuronte edhe Nishani, madje në postin e ministrit të Drejtësisë. Në relacionin e VKM përkatës nr. 262, datë 4.5.2007, përcjellë Kuvendit më 9.5.2007 dhe me numër protokolli 1713/1, ndër të tjera, lexohet: "Ndryshimet e propozuara në këtë projektligj janë të ndërthurura me ndryshimet e propozuara në Kodin Civil, të cilat, duke saktësuar dhe përmirësuar institutin e dëmit moral, garantojnë një mbrojtje mëse të mjaftueshme të dinjitetit dhe reputacionit të individit". Me këtë frymë u propozuan edhe ndryshimet për vepra të tilla, si: 'Fyerja për shkak të detyrës' (neni 239 i KP), 'Shpifja për shkak të detyrës' (neni 240 i KP), 'Fyerja ndaj gjyqtarit' (neni 318 i KP), sikurse edhe 'Shpifja ndaj Presidentit të Republikës' (neni 241 i KP).
Pra, çfarë pune ka në këtë mes organi i akuzës dhe ndjekja penale ndaj të kallëzuarve?! Ndërkaq, Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, ratifikuar nga Shteti Shqiptar këtu e 16 vjet më parë, duke pasur kështu edhe supremaci mbi legjislacionin tonë të brendshëm, në nenin 10 kushtuar lirisë së shprehjes dhe informimit parashikon që çdo person ka të drejtën e kësaj lirie. Dhe kjo, sipas paragrafit të parë, nuk mund të mos përbëjë një nga themelet bazë të një shoqërie demokratike, një nga kushtet për progresin e saj dhe për zhvillimin e çdo individi. Ndërsa, duke shqyrtuar jurisprudencën e GJEDNJ, liria e mendimit përfshin edhe liritë negative, për të mos qenë i detyruar të komunikosh mendimet e tua (Çështja 'Vogt kundër Gjermanisë', 1995), si edhe mbrojtjen jo vetëm të informacionit ose mendimit që konsiderohen si pozitive apo neutrale, por edhe ato që ofendojnë, trondisin apo shqetësojnë (Çështja 'Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar', 1976; 'Ligens kundër Austrisë', 1986; 'Oberschlick kundër Austrisë', 1991 etj.).
Sidoqoftë, kur kërkohet të vihet në zbatim një dispozitë ligjore, që në ndonjë mënyrë apo tjetër bie ndesh me lirinë e shprehjes dhe të informimit, gjykatat kombëtare të mbështetura në doktrinën dhe jurisprudencën bashkëkohore europiane duhet të identifikojnë vlerën ose interesin e mbrojtur nga dispozita përkatëse, si edhe të kontrollojnë nëse ai interes ose vlerë është një prej atyre të përmendura në paragrafin e dytë të nenit 10. Vetëm po qe se në këtë drejtim përgjigjja është pozitive, gjykatat mund ta aplikojnë atë dispozitë për individin e interesuar. Kurse, sanksione më të mëdha për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë vijnë në kundërshtim me parimin e barazisë përpara ligjit; ato do të mbronin nocione abstrakte si, për shembull, 'autoritetin shtetëror' ose 'prestigjin e shtetit'. Për më tepër, vlera të tilla, si: 'imazhi i qeverisë', 'nderi i autoriteteve publike', 'ruajtja me fanatizëm absolut dhe të pajustifikuar të figurës së kryetarit të shtetit' etj., as nuk përmenden në paragrafin e dytë dhe, rrjedhimisht, nuk përbëjnë arsye legjitime për kufizime të lirisë së shprehjes. Tek e fundit, kritika ndaj institucioneve dhe zyrtarëve që ushtrojnë pushtet të caktuar është një e drejtë themelore, madje edhe detyrë e politikanëve, e medias, e individëve të zakonshëm dhe e mbarë shoqërisë. Një kritikë e tillë vlerësohet të jetë e lirë, pasi është e vetmja mënyrë për zhvilluar debate publike mbi gabimet e qeverisjes dhe për të kërkuar e gjetur mundësitë e eliminimit të këtyre gabimeve, si edhe për të ofruar zgjidhje pozitive.
E pra, një ish-oficer xhenioje dhe i diplomuar brenda vendit me korrespondencë si jurist, nuk është e thënë që me katapultimin e papritur të tij në majë të piramidës shtetërore, edhe nëse ka ushtruar më parë detyrën e ministrit të Rendit, madje edhe të ministrit të Drejtësisë, automatikisht të dijë gjithçka që ofron posti i Presidentit të Republikës, apo që bie ndesh me këtë post. Prandaj, askush nuk ia mohon të drejtën për të mbajtur pranë vetes këshilltarë kompetentë për fusha të ndryshme, të cilët mund t'ia ndukin nga pas xhaketën, për të mos e shndërruar me vetëdije apo jo postin në një figurë groteske, që u jep pastaj të drejtë redaksive të gazetave t'i mbushin realisht faqet e tyre me tituj, si ai i para pak ditëve: "Nuk na duhet një President i Republikës si Nishan", apo ky i sotmi: "A i kujtohet Nishanit përkthyesi Kamsi?".
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)