E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçovë, gjykata: Prona t’u kthehet ish-pronarëve, banorët pengojnë Përmbarimin

KUÇOVË- Lirimi i një objekti banimi nga ana e Përmbaruesve private, është kthyer në përplasje fizike mes këtyre të fundit dhe banorëve të një godine në Kuçovë. 

Incidenti është shënuar mëngjesin e sotëm në godinën e cila ndohet në lagjen 1 Maji, në rrugën “Naftëtar” në Kuçovë.

Përmbarimi me një urdhër gjykate kërkon lirimin e godinës, me qëllimin kthimin e saj ish-pronarëve dhe zbatimin e vendimit. 

Nga ana tjetër 20 familjet që prej vitesh jetojnë në këtë godinë, kundërshtojnë vendimin, dhe paralajmërojnë se nuk pranojnë të nxirren nga banesat e tyre.

Në mbështetje të Përmbarimit edhe forcat e policisë së Kuçovës. Banorët kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë Përmbarimin të ekzekutojë vendimin.

vijon....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›