A ka Evropa plane per Kosoven

BE mbeshtet plotesisht te gjitha perpjekjet e bera deri tani dhe i ben thirrje paleve te gjejne nje rrugedalje per cbllokimin e situates aktuale ne Kosove. Ne shpresojme ne gjetjen sa me pare te nje zgjidhjeje pragmatike qe ul tensionet dhe qe te jete e pranueshme nga te gjitha partite i tha Deutsche eelles Michael Mann zedhenesi i te ngarkuares me politiken e jashtme te BE-se Catherine Ashton.
Per Bashkiminm Evropian prioritet me te madh ka tani ulja e tensionit dhe rikthimi i qetesise dhe sigurise per secilin. BE mendon se per kete jane pergjegjese si Prishtina ashtu edhe Beogradi. Dhuna nuk do te tolerohet asnjehere dhe aksionet e vetmuara nga njera apo tjetra pale nuk jane te dobishme.
Levizja e lire e njerezve dhe e mallrave principet kryesore te BE
BE thekson nevojen per kthimin tek dialogu dhe per zgjidhjen sa me shpejte te ceshtjeve themelore. BE pret te shohe progres te shpejte dhe permbajtesor. Levizja e lire e njerezve dhe e mallrave jane principet kryesore te BE-se. Dialogu eshte per rritjen e bashkepunimit permiresimit te jetes se njerezve dhe arritjes se progresit ne drejtim te Evropes. Te gjitha keto perpjekje kane mbeshtetjen e plote te Perfaqesueses se Larte te BE-se dhe 27 vendeve anetare thote Mann. Sipas tij te gjitha vendet anetare kane shprehur mbeshtetjen e tyre te plote per punen e rendesishme dhe nganjehere te veshtire te misionit te EULEX-it ne menyre qe te ofroje sigurine dhe sundimin e ligjit ne Kosove.
BE do ta ndjeke afer situaten ne Kosove
EULEX- i vazhdon te jete i pranishem ne pikat kufitare 1 dhe 31 patrullat e policise jane shtuar ne veri te Kosoves per te ofruar sigurine shtese dhe misioni ka filluar hetimet per ngjarjet e javes se kaluar. Misioni eshte duke punuar ne bashkepunim te ngushte me KFOR-in dhe organizatat e tjera nderkombetare dhe eshte i gatshem per te reaguar ndaj ndonje incidenti te mundshem ne mbeshtetje te shtetit te se drejtes ne Kosove.
BE do te vazhdoje te ndjeke nga afer situaten dhe mbetet e angazhuar dhe e gatshme per te vepruar ne rast nevoje te vecante. Ne ndodhemi ne kontakt te ngushte si me Prishtinen ashtu edhe me Beogradin. Si dhe me zyrat rajonale te EUSR dhe EULEX-it thote zedhenesi.
E ngarkuara me politiken e jashtme te BE-se Catherine Ashton foli javen e kaluar si me presidentin serb Tadic ashtu edhe me kryeministrin Thaci duke percjelle shqetesimin e saj dhe duke nenvizuar pergjegjesine e tyre. Ajo kerkoi si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi qe te marrin masat te tregojne pergjegjesi maksimale te shmangin shkallezimin e metejshem dhe te angazhohen ne menyre konstruktive per gjetjen sa me shpejte te nje zgjidhjeje paqesore.
Autor Aida Cama
Rdaktoi Mimoza Kelmendi
Mimoza Cika-Kelmendi