E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet evropiane bien serish

Tregjet evropiane kanë rënë sërish ndjeshëm për shkak të krizës së besimit në aftësinë e liderëve të eurozonës për të trajtuar si duhet problemet e borxhit.

Kështu, indeksi i bursës britanike FTSE dhe asaj gjermane Dax ra me 2 për qind paraditen e sotme.

Komisioneri evropian për Cështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn deklaroi se këto lëvizje janë “të pajustifikueshme” dhe “të pakuptueshme”.

Gjithashtu, ekzistojnë shqetësime për rimëkëmbjen e dobët ekonomike në Evropë dhe SHBA, ku pritet publikimi së shpejti i shifrave mbi punësimin.

Duke folur për gazetarët, zoti Rehn u përpoq të siguronte tregjet duke thënë se rëniet nuk justifikohen nga bazat e ekonomisë, duke iu referuar në vecanti Italisë dhe Spanjës.

“Vullneti politik për mbrojtjen e euros nuk duhet të nënvlerësohet”, nënvizoi Rehn, duke shtuar se masat për gjallërimin e Fondit Financiar Evropian të Stabilitetit do të vendosen në shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›