E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“A keni dorëzuar dorëheqjen?”/ Benet Beci del nga SPAK: Do të flas në momentin e duhur

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë i buzëqeshur nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Ai është pyetur nga gazetarët se përse u paraqit në SPAK dhe nëse është e vërtetë që ka dorëzuar dorëheqjen, mirëpo nuk ka kthyer përgjigje konkrete. Beci u shpreh se do të flasë në momentin e duhur.

Pyetjet nga gazetarët: Për çfarë ishit në SPAK? Është e vërtetë që keni paraqitur dorëheqjen te zoti Rama? Nesër mosbindja civile shtrihet në qytetin tuaj, si do të menaxhohet?

Beci: Do të flas në momentin e duhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›