E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tragjedia në Serbi, publikohen pamjet kur bie streha e stacionit të trenit (Video)

Një pjesë e tendës metalike para hyrjes së stacionit hekurudhor në Novi Sad në Serbi është shembur mesditën e sotme duke lënë 8 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur.

Struktura e përforcuar u shemb për arsye që ende nuk janë përcaktuar dhe e gjithë tenda e gjatë prej 50 metrash ra përtokë.

Ndërkohë që mediat serbe kanë publikuar videon kur tenda metalike shkëputet dhe zë poshtë njerëzit të cilët po lëviznin ose ishin ulur në stolat para stacionit të trenit.

View this post on Instagram

A post shared by Dnevnik (@dnevnik.rs)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›