E Shtunë, 31 Tetor 2026

A mund të bashkëjetojë globalizmi me partikularizmin?

Nga Gëzim Tushi

Gezim TushiQytetari është midis partikularitetit të kushteve kombëtare dhe determinimeve lokale dhe presionit gjithëpërfshirës të universalitetit të qytetërimit globalist. A ka mundësi të funksionojë normalisht jeta e sotme, mbi këtë ekuacion në dukje paradoksal? Filozofët dhe sociologët e globalizmit, janë të mendimit se në këtë epokë të universalizuar njeriu që është i detyruar të mësohet të jetojë duke ngërthyer organikisht dhe njëkohësisht në jetën e vet, partikularitetin e kushteve lokale, rajonale e kombëtare me universalitetin e jetës së globalizuar. Problemi është se kalimi në modernitet, ecja e përbashkët në botën që globalizohet me shpejtësi, ka vënë në krizë shumë nga formulat e ekzistencës së lokalizuar komunitare apo edhe konceptet e vjetra për kombin dhe kombëtaren.

Koha moderne nuk është kohë romantike për të parë dhe vlerësuar në mënyrë të ngurtë dhe me prioritet vetëm lidhjet fisnore, komunitetin apo veçoritë kombëtare. Veçoritë e dallimeve partikulare komunitare tani duken të përfshira në identitetin e madh të përfaqësimit së pari nën emrin e përbashkët të identitetit kombëtar, i cili nga ana e vet nën presionin e modernitetit dhe globalizmit është transformuar. Sipas sociologut britanik Anthony Giddens, globalizmi do të ndikojë në procesin e kalimit të natyrshëm nga lidhjet e forta komunitare dhe marrëdhëniet sociale të lokalizuara partikulariste, në format e rregullta dhe të dëndura të mobilitetit dhe njohurive mbi mënyra të tjera jetese.

Padyshim në kohën e sotme, ndryshe nga koha e fillimit të ndërtimit të qytetërimit modern, kur sundonin më shumë vlerat rajonale dhe parimet rrethanore të ndërtimit të tij, epoka e post-modernitetit dhe hapësirat e globalizmit, e kanë bërë më të mundshëm ndërtimin e qytetërimit mbi bazën e parimeve më universale, më të përgjithshme. Sot është vështirë të mendosh që të ndërtosh qytetërimin tend, në mënyrë të tillë që të jetë tërësisht i vecantë, krejt i papërsëritshëm apo me fizionomi të qartë rajonale. Parimet rrethanore dhe vlerat rajonale janë duke u zvogëluar në emër të parimeve universal të qytetërimit, si konstante moderne e ndërtimit të përbashkët në hapësirat globale të qytetërimit. Gjithnjë e më shumë po zbehet vlera e parimeve rrethanore dhe e konstanteve rajonale të qytetërimit.

Debati për raportet e universales me partikularen qoftë si problem filozofik dhe shqetësim sociologjik është shumë i vjetër. Epoka e kombeve e shoqëruar me kristalizim tendencioz të çështjes së spikatjes së karakterit kombëtar, si mjet dallimi për çdo gjë, e vuri në qendër të ekzistencës çështjen e dallimit të partikularizmave etnike në  gjuhë, kulturë, art, mënyrë jetese, etnografi, etj. Gjurmët e ndarjes me thikë të universales me partikularen, u ideologjizuan në betejën e ashpër të kozmpolitizmit me ksenofobinë, të partikulares me globalen, të nacionalizmit të ngushtë në luftë me përpjekjet qytetëruese për krijimin e botës sipas modelit të shoqërisë së hapur. Kjo betejë e gjatë ideologjike dhe historike, filozofike dhe material, ka qenë permanente deri në fundin e shekullit të 20-të. Epoka pas rënies së Murit të Berlinit, fillimi i erës së globalizmit, ka ndryshuar shumë aksin e konceptimit të raporteve midis partikulares dhe universales, etnikes dhe globales.

Sepse siç po duket Globalizmi, i cili është një proces i zhvillimit të pabarabartë, që fragmentarizohet ndërsa ndërlidhet, paraqet forma të reja të ndërvartësisë botërore ku për ta thënë edhe një herë, nuk ekzistojnë të huajt. (Anthony Giddens, Pasojat e modernitetit, f 176) Në këto kushte problemi i raporteve të zhvillimeve globale dhe interesave partikulare të çdo natyre qoftë, tani jo vetëm që shtrohet ndryshe, por problemi në thelbin e e vet ka marrë pamje tjetër. Në globalizëm kjo formulë kontradiktore, ka filluar të ndryshojë konceptualisht dhe realisht. Në të ardhmen e aftërt, duke parë tendencën dhe kahun e zhvillimeve të sotme, me siguri që problemi do të marrë një trajtë tjetër të bashkekzistencës ekzistenciale të partikulares dhe globales.

Padyshim epoka e globalizmit nuk është epoka e kundërvënies midis partikulares dhe universales, etnikes dhe globales. Përkundrazi shenjat janë të qarta dhe zhvillimet aktuale tregojnë, se në epokën e globalizmit do të ecet duke harmonizuar etniken me universalen. Në debatin që zhvillohet për këtë temë të kombinimit të interesave të zhvillimit global me ato të ruajtjes së identitetit dhe interesave lokale, me rëndësi konsiderohet është gjetja e formulës sa më të mirë të kombinimit të universales me etniken, të globales me lokalen. Ndërtimi i një politike të tillë, që është në thelb emancipuese dhe në funksion të ndërtimit të politikave të jetës globale, është tema që rrihet fort në mendimin e sotëm sociologjik dhe politologjik.

Kjo do të thotë se epoka modern, nuk është kundër përpjekjes së popujve për të garantuar dinjitetin kombëtar dhe insistimin e fortë të zhvillimit lokal. E reja në epokën e globalizmit është se kjo e drejtë e natyrshme, do të realizohet nga çdo popull dhe qytetërim i veçantë, por pa patur tendencë për partikularizëm të ngushtë dhe mbi të gjitha, pa u kundërvënë me të tjerët dhe veçoritë e tyre në zhvillimet e gjuhës, artit, kulturës, etj. Domethënë globalizmi do ndihmojë një njerëzit të largohen nga ideja e kombit si komunitet I përfytyruar ngushtë, apo nga konceptet e deformuara të identitetit kombëtar që lind siç ka thënë teologu dhe shkrimtari britanik Dean Inge mbi armiqësinë me ndonjë popull fqinj.

Në pamje të parë kjo ide mund të duket paradoksale dhe në kundërsens me filozofinë dhe praktikën e globalizimit. Por është koha që të bindemi se konceptimi ndryshe i raporteve midis etnikes dhe universales, globales dhe partikulares, është në aspektin filozofik dhe sociologjik një nga gurët e rëndë të modernitetit, është në fund të fundit një nga treguesit e mëdhenj që tregon qartë se tani ne, jo vetëm kemi hyrë në epokën e përbashkët të globalizmit. Kjo do të thotë që pa mbeturina të nacionalizmit të ngushtë, por dhe përtej servilizmit ndaj efekteve kontroversale të globalizmit duhet të pranojmë ca të vërteta që janë ndryshe nga konceptet me të cilin kemi trajtuar të vërtetat  tona vite më parë.

Sepse jo vetëm nuk është rruga e duhur nga duhet kaluar, por ne nuk kemi as forca e mundësi për të ribërë eksperimente me partikularizmin arkaik dhe në një farë mënyre nuk mund dhe nuk do të kemi as kemi shanse që ti shmangemi determinimeve të tij. Jetojmë në epokën moderne, kur duket qartë se edhe në Shqipëri, pothuaj është duke u përmbysur mentaliteti i mënyrës partikulariste të jetës. Gjithnjë më pak janë njerëzit, grupet sociale që mendojnë të jetojnë të rrënjosur pas një trualli të caktuar, që ta ndjejnë veten të lidhur me normat e një epoke të caktuar, që të jetojnë të ngulitur në kohë dhe hapësirë. Njeriu global është qenia sociale që kërkon të shpëtojë nga determinimet mekanike të partikularizmave të ndryshëm. Globalizmi është një mënyrë tjetër jetese, e hapur planetarisht, pa dallimet dhe konvencionet e jetës partikulariste arkaike. Në globalizëm është vështirë dallimi nga i huaji, sepse ai është themeli i botës së re në të cilën me siguri që do të vendosen në një shkallë vlerash të gjithë kombet që jetojnë në këtë planet.

Formula e jetës globale është e tillë që ka mundësi dhe me siguri që do të realizojë unitetin e dy tezave të rëndësishme që duhet të bashkëjetojnë midis tyre. Kjo do të thotë se baza e ekzistencës së globalizmit dhe botës së globalizuar, është harmonizimi organik i realitetit që bota pavarësisht nga dallimet e nuancave qytetërimore lokale e partikulare tenton që të bëhet një qytetërim i vetëm global. Por nga ana tjetër, kjo nuk do cenojë shumëllojshmëritë e etnive dhe kulturave të tyre, që edhe në globalizëm do të

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›