E Shtunë, 31 Tetor 2026

A nuk do ishte më mirë të pushonte Presidenti?

Presidenti Nishani po bën sforcime të forta fizike për tu shfaqur kudo që e ftojnë. Një pacient gjysmë i paralizuar me probleme të forta për një paraqitje normale, duhet të shmangë doemos protokollin e ngarkuar. E kuptojmë që nuk mund të shmangë një vizitë në Bruksel, por një ftesë tek vakia e Fevzos, apo një darkë tek një OJQ shqiptare pa pikë lidhje në Uashington dhe mund ta shmangë. Se pastaj do të detyrohet të sforcohet aq shumë sa dhe kur të flasë i dalin muskujt jashtë kontrollit si në këtë foto, gjatë darkës së sotme gala në Uashington, organizuar nga Këshilli Shqiptaro- Amerikan. Dikush duhet t’i thotë këtij njeriu, që e ka zënë halli të jetë president, që nuk është mirë të shfaqet gjithandej. Sa më pak aq më mirë, për të dhe të tjerët!

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›