E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i trefishtë në Gjirokastër, 2 të vdekur e disa të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 persona dhe plagosjen e disa të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vanistër të Gjirokastrës ku si pasojë e një aksidenti të trefishtë ka gjetur vdekjen shtetasi Tahir Bitri dhe një grua, identiteti i të cilës nuk bëhet e ditur ndërsa ka disa të plagosur por ende nuk dihet numri i saktë i tyre, raporton Ora News.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një furgon me pasagjerë me targa GJ 253 A dhe dy automjete të tjera ku njëra është me targa TR 64 15 T ndërsa mjeti tjetër është me targa Gj 13 48 B.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›