A paragjykohen të miturit që kryejnë vrasje nga fëmijët e tjerë që vuajën dënimin? Përgjgjet Drejtoresha e Burgut

Konfliket mes të miturve kanë ardhur gjithmonë e në rritje gjatë viteve të fundit, ku shpesh kanë shkuar edhe deri në fatalitet, siç ishte rasti i së hënës, ku një 14-vjeçar u vra shumë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.
Por çfarë ndodh me të miturit që kryejnë krime? Për të folur mbi këtë temë ishte e ftuar në Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Drejtoresha e Burgut të të Miturve, Marinela Aliaj.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se a paragjykohen nga të dënuarit e tjerë të miturit që kanë kryer vrasje, Aliaj tha se askush në institucionin që ajo drejton nuk paragjykon, pasi të gjithë ndodhen aty për një krim që e kanë kryer.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si i presin të miturit e tjerë që vuajnë dënimin në institucionin që ju drejtoni, ata që vijnë si të dënuar për vrasje?
Aliaj: Sikurse çdo i mitur që vjen për çdo vepër penale. Është komisioni multidisiplinor që i pret.
Borakaj: Informohen ata?
Aliaj: Po informohen nga veprat.
Borakaj: E presin ata, e gjykojnë për veprën?
Aliaj: Po e presin. Ata nuk paragjykojnë se secili prej tyre ka ardhur për një vepër penale. Konflikte mes tyre ka por ata arrijnë t’i menaxhojnë.