A po i njihni këta dy lojtarë

Arsenal ndodhet në Japoni aty ku po zhvillon fazën përgatitore para startit të sezonit 2013-2014 të Premier League-s. Përveç ndeshjeve miqësore në disa prej vendeve aziatike, dy gjermanët e "Topçinjëve": Per Mertesacker dhe Lukas Podolski janë ambjentuar shumë shpejt me kulturën tradicionale japoneze.
Sa thua Japoni menjëherë të shkojnë në mendje samurajët e famshëm, të cilët Podolski dhe Mertesacker janë munduar ti kopjojnë.
Dy gjermanët bënë një duel në ambjentet e Urawa Royal Pines Hotel në Saitama, ndërsa Arteta dhe Sagna përgatitën ushqimin tradicional japonez, sushi./indeksonline/