Barazim për Realin, ndeshja e dytë për Ancelottin

Real Madridi është ndalur në barazim 2 me 2 në miqësoren me Lionin. Skuadra franceze gati sa nuk e mposhti Ancelottin me Realin në ndeshjen e tij të dytë si trajner.
Grenier në minutën e 20 realizoj një supergol për francezët. Për 2 me 0 Lisandro realizoi në minutën e 62.
Reali arriti të barazoj në 12 minutat e fundit të ndeshjes. Morata nga penalltia dhe braziliani Casemiro shënuan dy gola të shpejt për 2 me 2.