A rrezikohet BE nga nje krize tjeter

Populistet mund ta keqperdorin paketen e shpetimit per Greqine dhe eurozonen per te perfituar politikisht paralajmerojne ekonomistet. Kriza e borxheve mund te coje ne radikalizimin e spektrit te partive ne fund te te cilit madje marksistja e te majteve Sarah Wagenknecht te behej kancelare dhe te vendoste nje qeveri ekonomike. Ky eshte skenari qe mendon Kai Konrad drejtor i Institutit Max-Planck per pronesine intelektuale te drejten tatimore dhe te konkurrences ne Mynih.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kai A. Konrad drejtor per te drejten e pronesise intelektuale
Ky eshte ne fakt nje skenar ekstrem por Konrad thote se nuk i duket krejtesisht te gabuar. Zhvillimet ne politiken buxhetore evropiane te muajve te fundit kane nje fuqi te madhe shperthyese politike. Prandaj ekziston rreziku qe nje politikan i zgjuar i te majteve apo i te djathteve te mund te perfitoje. Shembulli i Sllovakise qe nuk merr pjese ne paketen e shpetimit tregon se nje sllogan si Kursejme per greket - jo faleminderit mund te mobilizonte elektoratin.
Edhe bankroti shteteror eshte i paramendueshem
Kriza ka zgjuar nga gjumi edhe qeverite dhe shoqerite perkatese. Keshtu qeveria greke eshte e gatshme te kryeje reforma me nje intensitet qe ne me pare nuk do ta kishim paramenduar dot thekson Jrgen Matthes i Institutit te Ekonomise Gjermane ne Keln. Megjithate Greqia eshte e mbytur ne borxhe dhe mund te jete e varur per nje kohe te gjate nga ndihmat.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jrgen Matthes nga Instituti i Ekonomise Gjermane ne Kln
Nga paketa e shpetimit BE ka fituar para se gjithash kohe por nuk ka krijuar ende stabilitet strukturor thote shkencetari nga Mynihu Konrad. Nese kjo kohe nuk shfrytezohet per te forcuar institucionet evropiane dhe sektorin e tregjeve financiare eurozona pas tre vjetesh mund te ndodhej ndoshta para krizes tjeter. Atehere mund te ndodhte qe te pergatitej serish nje ombrele shpetimi dhe BE te kthehej ne bashkim transfertash bankare. Kjo do te ishte fatale.
Ne fakt intervenimi i perbashket i shteteve te zones se euros ne krizen e fundit e ka stabilizuar interesin bankar por tani duhen zbatuar reformat e domosdoshme. Per kete shteteve u duhet nje mekanizem insolvence me qellim qe falimentimi shteteror te realizohet ne menyre te rregullt.
Autor Fabian Schmidt/Angjelina Verbica
RedaktoiBahri Cani