E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani 2 te vdekurnga virusi i Nilit

BUKURESHT- Dy persona kane humbur jeten ne Rumani te cilet ishin te infektuar nga virusi i Nilit Perendimor konfirmoi sot Ministria rumune e Shendetesise.
Sipas te dhenave te kesaj ministrie me kete virus jane infektuar ne Rumani shtate persona.

Ky virus u zbulua per here te pare ne rajon ne fund te korrikut ne Greqi ku deri tani kane humbur jeten nente persona ndersa mbi 100 te tjere jane infektuar.Virusi i rralle shkakton meningjit dhe encefalit por vdekja ndodh ne pese per qind te te semureve.

Viktimat e virusit zakonisht jane persona te moshes se trete. Virusi mban emrin e Nilit Perendimor pasi per here te pare eshte zbuluar ne Ugande ne vitin 1937 ne krahinen Nili Perendimor. Ne disa vende kjo semundje quhet edhe ethet e Nilit.
m.a/mia/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›