A2, plotesim deri me 10 korrik

Maturantet, qe duan te behen pjese e universitete tona, do te kene plot kohe per te plotesuar formularin A2. Shkak per kete behet shtyrja e afateve te percaktuara ne rregulloren e Matures Shteterore. Drejtori i Agjencise se Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve, tregon se Ministria e Arsimit ka vendosur qe ky formular, i plotesuar nga maturantet me te gjitha te dhenat, do te kerkohet qe te dorezohet rreth dates 10 korrik.
Shtyrja
Rregullorja e Matures Shteterore percakton daten 30 qershor si afat te fundit per plotesimin dhe dorezimin e formularit A2. Megjithate, duket se kjo nuk do te permbushet. “Megjithese nuk eshte detyre e AVA-s, kam mesuar se tashme eshte formatuar formulari A2, ku maturantet do te shenojne degen, fakultetin dhe Universitetin ku duan te kryejne studimet. Ne dallim nga viti i kaluar ky formular do te shperndahet heret njesoj si vjet, por do te kerkohet apo mblidhet neper shkolla ne nje etape relativisht te vonshme kohore, pra rreth dates 10 korrik”, thote drejtori i AVA-s, Edmond Lulja. Sipas tij, nje gje e tille eshte vendosur ne menyre qe maturantet te dine se c’zgjedhje te bejne pasi te kene ne dore rezultatet e dy provimeve me detyrim.”Pasi te japin provimet D1 e D2, maturantet normalisht qe do te kene edhe mesataren e 4 viteve te shkolles se mesme, dhe mund te bejne nje perllogaritje te perafert se cilen dege u leverdis te zgjedhin”, thote Lulja. Sipas tij, kjo eshte nje ndihme e madhe ne kuader edhe te Keshillimit te Karrieres, qe maturantet te zgjedhin ne menyre objektive degen ku duan te studiojne. Per sa u perket ndryshimeve te pritshme te formularit A2, sivjet ato lidhen vetem me llojet e degeve qe do te listohen. Ndersa ndryshime te tjera teknike, apo edhe estetike, nuk do te kene. Megjithate, paraprakisht eshte zbardhur edhe lloji i degeve qe do t’i shtohen degeve te vjetshme. Keshtu, Spanjishtja pritet te jete nje nga deget e reja qe do te listohen ne Formularin A2. Megjithate, vendimin per nje gje te tille duhet ta jape Keshilli i Ministrave, i cili miraton shtimin e degeve te reja. Krahas kesaj gjuhe te huaj, jane bere kerkesa edhe per shtimin e llojeve te tjera te degeve ne universitete apo filiale. Deri tani, mesohet se nje fakultet qe ndodhet ne Kukes ka kerkuar qe te futet edhe dega e Anglishtes dhe e Menaxhim-biznesit. Te njejten gje ka kerkuar edhe filiali i Ekonomikut te Sarandes. Ndersa nga ana tjeter, pritet qe numri i degeve qe mund te zgjidhen nuk do te ndryshoje.
APRIAL
Nje risi e ketij viti eshte sjelle ne fushen e regjistrimit te te dhenave per aplikantet qe deshirojne te vazhdojne studimet e larta ne universiteteve publike ne vendin tone. Keshtu, me ane te nje vendimi te Keshillit te Ministrave eshte krijuar nje Agjenci per Pranimin ne Institucionet e Arsimit te Larte. Kjo agjenci, do te marre prej AVA-s rezultatet e te kater provimeve te matures. Gjithashtu, ajo do te marre neper shkolla notat mesatare te te kater viteve te shkolles se mesme per secilin maturant qe do te konkurroje per ne shkolle te larte. Pasi mblidhen te gjitha keto informacione, ato llogariten, sepse keta 5 komponente jane decizive ne pranimin e maturanteve ne universitet. Per sa u perket testeve te provimeve me zgjedhje Z1 dhe Z2, ato do te ndertohen mbi 3 shkalle veshtiresie, fenomen qe ndryshe quhet taksonomia konjitive. Niveli i pare me i thjeshte per njohjen dhe te kuptuarin ze 40 per qind te pikeve te cdo testi. Niveli i dyte, qe perkon me zbatimin e arsyetuar ka po aq peshe, ndersa niveli i trete per nxenesit e mire, ka te beje me kontrollin e kreativitetit, nivel qe ka 20 per qind te peshes ne test. Ndersa fondi i pyetjeve eshte sa 10-fishi i sasise se kerkesave per nje test te vecante. “Nese nje test ka 25 kerkesa me alternativa dhe zhvillim, fondi i pyetjeve qe mund te zgjidhen pyetjet e ketij testi eshte 10-fishi, pra 250 kerkesa. Po te kemi parasysh faktin qe do te hartohen 7 teste, fondi i pyetjeve shkon ne 1750 kerkesa”, thote kreu i Agjencise Qendrore te Vleresimit te Arritjeve, Edmond Lulja. Sipas tij, vleresimi i maturanteve per pyetjet me zhvillim do te behet ne menyre te pershkallezuar. Pra, secili do te vleresohet per aq sa eshte pergjigjur. Ne vendin bosh ku shenohen piket, vihet vleresimi i perbashket, se deri ku ka arritur maturanti me pergjigjen e pjesshme qe ka dhene. Me pas, te dy vleresuesit, piket i hedhin te tabelat permbledhese.