Reforma, zgjidhen 5 kryegjyqtare

Zgjidhen 5 kryegjyqtaret e rinj te Gjykates se Krimeve te Renda Tirane dhe te Apelit, Gjykatave Sarande, Diber dhe Vlore. Keshilli i Larte i Drejtesise ka votuar per 12 kandidaturat pas nje testimi te drejtperdrejte. Madje anetari i KLD-se, Hysni Demiraj, nuk ka nguruar t’i pyese konkurruesit nese do te luftonin krimin e organizuar, apo se ku ndodheshin vilat luksoze ne Golem e Dajt dhe te kujt ishin. Nga ana tjeter kreu i keshillit, Presidenti Bamir Topi, ka nxitur reformen e metejshme ne drejtesi, si nje nevoje per nje shtet demokratik.
Kush i ka vilat?
Kjo ka qene nje nga pyetjet qe anetari i KLD-se, Hysni Demiraj i ka bere kandidateve qe pretendonin 5 vendet bosh ne gjykata. Te 12 konkurrentet per kryegjyqtare i jane pergjigjur nje sere pyetjesh te bera edhe nga ana e Zevendeskryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu dhe anetareve te tjere. Anetari Demiraj, ka pyetur kandidatet e Gjykates se Apelit per Krime te Renda; A jeni ne gjendje te pergjigjeni nese para viteve 90-te ka patur gjenocid ? Po gjate viteve 90-te, a ka patur korrupsion ne nivele te larta dhe nese po, kush e ka bere dhe a do t’i gjykonit ? A do te luftoni krimin e organizuar dhe a jeni ne dijeni se te kujt jane vilat ne zonat e Golemit, Dajtit dhe zona te tjera turistike ?. Keto kane qene disa nga pyetjet e anetarit te keshillit qe kane marre pergjigjen e gjyqtareve. Kandidatet kane bere me dije se kjo nuk ka qene objekt i mbledhjes, nderkohe qe do te ishin te gatshem te gjykonin cilindo person, nese do te ishte ne banken e te akuzuarve. Nga ana tjeter gjyqtaret jane pyetur edhe kush do te ishin tre menyrat e luftimit te krimit te organizuar, nepermjet korrektesise, vendimit te drejte dhe respektimit te ligjit. Kryegjyqtari, i cili u emerua dje nga KLD-ja ne krye te Gjykates se Apelit per Krime te Renda, vetem tri dite me pare lehtesoi masen e sigurise per dy te pandehurit Arben Sefgjini e Avni Koldashi, te akuzuar per rrembimin e me pas torturimin e biznesmenit Remzi Hoxha, ne vitin 1995. Kurse Presidenti Bamir Topi vleresoi reformen ne drejtesi si rrugen me te drejte dhe deklaron se eshte e vetmja menyre per te bere nje shtet demokratik. Ai ka hapur mbledhjen e djeshme, ndersa te pranishem kane qene nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu dhe kreu i Ministrise se Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. “Reforma ne drejtesi eshte jo vetem reformim i te drejtes se shkruar, por edhe i kapaciteteve njerezore qe e zbatojne ate, ndaj per nje shtet demokratik eshte dhe mbetet prioritet perzgjedhja e me te mireve per ngritjen e cilesise se gjykimit dhe imazhit te se drejtes”, tha Topi ne fjalen e tij, duke i dhene nje shtyse reformes se nisur nga ky institucion. Kreu i shtetit e cilesoi perzgjedhjen e gjyqtareve ne krye te institucioneve jo thjesht si nje akt formal, por si nje mision per te vendosur shtetin e se drejtes. Dhe keto vendime ai i kerkoi ne kuader te luftes kunder krimit te rende dhe atij te organizuar, e cila coi dhe ne krijimin e Gjykates per Krime te Renda kater vjet me pare.
Pese fituesit
Pas fjales se Presidentit Topi eshte kaluar ne diskutimet per kandidaturat dhe platformat e kandidateve per cdo vend vakant. Pothuajse te 12 gjyqtaret qe konkurronin per 5 gjykatat, ne fjalen e tyre premtuan bashkepunim me Keshillin e Larte te Drejtesise dhe Dhomen e Avokatise, per te pasur nje rrjedhshmeri te ecurise se proceseve gjyqesore. Nje tjeter teme e diskutuar mes te pranishmeve ne salle ka qene edhe hedhja e shortit elektronik ne menyre te drejte, etika e gjyqtareve, transparenca dhe rezultatet. Pasi jane degjuar te gjitha kandidaturat, oret e para te pasdites, KLD ka hedhur ne votim cdo rast. Ne krye te Gjykates se Krimeve te Renda eshte emeruar gjyqtari Dritan Hallunaj, ne vend te rikandiduarit Sander Simoni. Gjyqtarja Marsela Balili, e cila ishte kandidate per kete vend vakant, dy dite me pare paraqiti prane Keshillit te Larte te Drejtesise kerkesen e doreheqjes per arsye personale. Ne krye te Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda eshte emeruar Gjovalin Pernoca, ne vend te Dhimiter Lales. Nderkohe qe ne Gjykaten e Vlores eshte Artur Malaj, Alltun Cela per Gjykaten e Sarandes dhe Kastriot Selita per Gjykaten e Dibres, ky i fundit si kandidat i vetem.
Mbaron edhe mandati i Thimio Kondit
Disa jave me pare, Keshilli i Larte i Drejtesise ka emeruar 16 kryegjyqtare te rinj ne mbare gjykatat e rretheve. Nderkohe, qe pas disa ditesh, kryetarit te Gjykates se Larte, Thimio Kondit i perfundon mandati i tij, ku edhe pritet qe KLD-ja te mblidhet serish per rivotim dhe zgjedhjen e nje kryetari te ri.
Fituesit
Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda
Dritan Hallunaj
Gjykata e Apelit per Krime te Renda
Gjovalin Pernoca
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore
Artur Malaj
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande
Alltun Cela
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber
Kastriot Selita